Date of Award
Fall 10-2011
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Sipas definicioneve të kohëve më moderne mund të konstatohet se teatri është një art kompleks, që në vete ngërthen elemente të të gjitha llojeve të tjera të artit: letërsisë, muzikës, pikturës, skulpturës dhe arkitekturës, si dhe artin e aktrimit, që është veçori specifike e teatrit.
Shumë qytete të botës janë të njohura më shumë falë një objekti të arkitekturës se sa për shkak të historisë apo edhe pozitës që kanë. Kush e mendon Parisin e të mos e kujtojë Kullën e tij. Kush e mendon Australinë e të mos e kujtojë Operën e Sidney-t, e cila ka bërë që një numër i madh njerëzish në botë të mos e dijnë se Kanbera është kryeqyteti i Australisë, e jo Sidney. Në këtë kontekst, Prishtina ka ende rrugë për të bërë.
Objekti i Teatrit duhet të jetë një ndërtesë që përfaqëson vlerat tona kombëtare, në ndërkohë që duhet të rreshtohet në radhët e monumenteve të arkitekturës globale.Duhet të jetë poetik deri në atë masë sa të bëhet simbol i shtetësisë sonë, duke u pasqyruar në formë të vlerave dhe të thesarit tonë, që na bën të të ndjehemi madhështor.Duhet të ketë gjuhë arkiteturale të tillë që të ngjallë kërshërinë e vrojtuesit botëror për vizionin dhe inovacionin që kemi si shoqëri e kohës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2011.895
Recommended Citation
Hasani, Fjolla, "OBJEKT KULTUROR “TEATЁR”" (2011). Theses and Dissertations. 1044.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1044