Date of Award
Spring 3-2011
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Teoria e arkitekturës ka rëndësi të madhe, ajo tregon për objektet e para që kanë ekzistuar e deri te objektet e arkitekturës posmoderne që ekzistojnë sot në të gjithë botën .
Teoria e arkitekturës ka rol shumë të madh në identifikimin e vlerave arkitektonike që nuk kanë mundur ti rezistonin kohës nga lashtësia mirëpo ato kanë mbetur të shkruara në letër. Qysh p.e.s i gjejmë shkrimet nga Vitruvius-i. Ai ishte teoricienti më i shquar i arkitekturës në Perandorinë Romake të njohur sot duke shkruar librin: “De Architectura” i njohur sot si: ( Dhjetë librat e arkitekturës) është një libër me shkrime latine nga greqishtja e vjetër mbi arkitekturën kushtuar perandorit Augustus. Ai është libri i vetëm i mbijetuar që tregon për arkitekturën nga antikiteti klasik mes shekullit XVII dhe XIII p.e.s. Ai është burimi i vetëm teorik i arkitekturës klasike që ka mbijetuar. Ndarë në seksione ose "Libra", ai mbulon pothuajse çdo aspekt të arkitekturës romake duke filluar nga planifikimi i qytetit, materialeve, dekoreve, tempujve, furnizimin me ujë etj. Rregullat e famshme të arkitekturës që ne mund ti shohim në çdo arkitekturë klasike janë të përcaktuara rigorozisht në këto libra. Ajo gjithashtu mbledh tre ligjet bazë që arkitektura duhet t’i ketë në mënyrë që të konsiderohen kështu: Firmitas (të jetë e qëndrueshme-ftim prurëse), Utilitas (të jetë funksionale), Venustas (të ofroi kënaqësi për përdoruesit). Rizbulimi i punës së
Vitruvius-it kishte një ndikim të thellë nga arkitektët e Rilindjes kështu që ai filloi me zhvillimin e stilit të Rilindjes. Arkitektët e Rilindjes të tillë si: Niccoli, Brunelleschi dhe Leon Battista Alberti gjenden në "De Architectura" duke kontribuar në ngritjen e degës së tyre të dijes për një disiplinë të re shkencore. Gjatë gjithë Mesjetës njohuritë arkitektonike u miratuan nga fjala e gojës. Shumica e veprave që nga kjo periudhë janë teologjike dhe ishin objekte të Biblës, kështu në teoritën arkitektonike ishin të përfshira shënimet nga antikiteti, strukturat dhe roli i madh i tyre në arkitekturë. Në periudha te mëvonshme, drejtimet si: Kontekstualizmi, Surralizmi bënë thirrje për stile të ndryshme në arkitekturë, këto stile të pazakonta kishin për qëllim që të tërheqin vëmendjen sa më shume në arkitekturë.
Njëri prej arkitektëve që ka vepruar në këtë mënyrë është Frank Lloyd Wright. Ai është arkitekti që intuitën e tij për arkitekturën e ka lidhur me organizmin e njeriut.
Filozofi Karl Pooper kishte thënë se: nuk është i mjaftueshëm vetëm frymëzimi por
secili nga ne duhet të ketë një intuitë (ëndërr) për të ndërtuar një objekt të tillë si Falling Water Hause që tregon për ndërlidhjen në mes arkitekturës, materialeve organike dhe ambientit. Po ashtu edhe Isak Newton mund të jetë i frymëzuar për ligjin e gravitetit të tokës nga një mollë që i kishte rënë mbi kokën e tij.
Arkitektura duhet të jetë e lidhur me ambientin sikurse organelet qelizore të njeriut që janë:Adenina-Guanina,Tianina-Citozina. Njerëzit duhet të ndërtojnë gjëra që i ndihmojnë ata të jetojnë dhe në të njëjtën kohë të krijojnë kënaqësi emocionale për ta. Kjo analizë ndihmon për të shpjeguar mosmarrëveshje mahnitëse mes arkitektëve dhe njerëzve të zakonshëm që ata përbëjnë një "Ndërtesë të mirë". Ky ndryshim i opinionit është i njohur edhe për vendbanimet e brendshme, ku shijet e arkitektëve shpesh janë diametrisht të kundërta me njerëzit e zakonshëm andaj arkitektët duhet të kenë kujdes në zhvillimin e një projekti dhe gjithmonë ti shikonin pikat kryesore të projektimit të arkitekturës organike që janë:
- Të frymëzohemi nga natyra e shëndetshme dhe e qëndrueshme, ta ruajmë dhe ta respektojmë atë.
- Objekti të mendohet si një organizëm dhe të banohet nga pasardhësit.
- Të ekzistoi në të tanishme të vazhdueshme dhe të filloi përsëri dhe përsëri.
- Të kënaqë nevojat sociale,fizike dhe shpirtërore.
- Të rritet nga vendi në vend dhe të jetë unike.
- Të jetë e krijuar në frymën e re dhe të luajnë të rinjët me të.
- Të shpreh ritmin e muzikës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2011.936
Recommended Citation
Hyseni, Rafet, "Zhvillimi i teorisë në periudhat e zhvillimeve arkitektonike ( rast studimi: Falling Water House )" (2011). Theses and Dissertations. 1053.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1053