Date of Award
Winter 1-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Nocioni Villë është përdorur për të përshkruar objekte ku jetonin shtresa e lartë (e pasur) e një populli, kurse zanafilla e Villës si objekt banimi daton nga villat e Perandorisë Romake. Në aspektin e situacionit, villat në të gjitha periudhat e zhvillimit të njerëzimit kanë qenë kryesisht objekte të cilat janë ndërtuar në periferi (suburbane) të qëndrave kryesore. Edhe në ditët e sotme, Villa nënkupton, objektet me pamje dhe funksion luksoz, në të cilën jetohet me të gjitha kushtët maksimale. Idea ka qenë të projektohet një Villë bashkëkohore në periferi të Prishtinës, respektivisht në zonën ku shtrihet Liqeni i Batllavës, për efektin e bukurive dhe potencialeve ekoturistike të tij. Me qëllim të realizimit të idesë, është projektuar objektii Villës me sipërfaqe të përgjithshme rreth 840 m2, e cila shtrihet në një parter me sipërfaqe rreth 1200 m2. Konstruksioni i objektit është sistem skeletor nga beton-arme, ndërsa me qëllim të respektimit të pamjesë së Liqenit, pjesa më e madhe e fasadës është nga xhami, ose e mveshur me gur dhe dru.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.923
Recommended Citation
Elezi, Zana, "Villa" (2014). Theses and Dissertations. 1066.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1066