Date of Award
Spring 4-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Bertan Karahoda
Language
Albanian
Abstract
Duke filluar nga ashensorët që si burim te fuqisë e kanë pasur fuqinë e njeriut (dorën e njeriut) e deri në ditët e sotme, jemi dëshmitar të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë dhe që ai nuk ndalet. Zhvillimet e reja do të jenë në dispozicion për të na ndihmuar që te zgjidhet çdo problem, me të cilin ne duhet të përballemi. Prodhuesit e ashensorëve duhet ta kenë të qartë të gjitha problemet që janë paraqitur gjate funksionalitetit të produktit të tyre, në mënyrë që në të ardhmen gjatë projektimit dhe gjatë prodhimit të i përmirësojnë ato pikat ku janë paraqitur të meta.
Prodhuesit e ashensorëve zakonisht janë eksportues nëpër shtete të ndryshme. Standardet, infrastruktura dhe kushtet klimatike ndryshojnë nga shteti në shtet, dhe për këtë arsye prodhuesit duhet të kenë kujdes se për në cilin vend e prodhojnë produktin e tyre.
Tani prodhohen dy lloje të ashensorëve: ashensorët elektrik dhe ashensorët hidraulik. Ashensorët elektrikë përdoren ne objekte ku lartësia e udhëtimit të kabinës është e lartë ose ne vende ku duhet shpejtësia e lëvizjes të jetë më e shpejtë. Shpejtësia minimale e ashensorit elektrik është 1m/s. Ashensorët hidraulik janë ashensorë më të ngadalshëm ,nga 0.13 m/s deri 1m/s. Lartësia e lëvizjes së kabinës është deri në 24 metra.
Normat shtetërore dhe standardet po ashtu luajnë një rrol të rëndësishëm sa i përket prodhimit të tyre. Shtetet e BE i përmbahen normës EN81-1 për ashensorët elektrik dhe EN81-2 për ashensorët hidraulik. Në këto norma janë te përshkruara të gjitha detalet se si instalohen ashensorët, çfarë komponentë duhet të përmbajnë ashensorët dhe të gjitha proporcionet për ashensorët.
Në Kosovë ashensorët instalohen, bëhet pranimi teknik i tyre, mirëmbahen, servisohen duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ nr. 15/2010 i nxjerrë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Aty janë të përshkruara edhe të gjitha komponentët e sigurisë, kërkesat teknike dhe vlerësimet e konformitetit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.229
Recommended Citation
Elshani, Florim, "ANALIZA E SISTEMEVE TË ASHENSORËVE" (2014). Theses and Dissertations. 256.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/256