Date of Award
Winter 12-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Architecture (MArch)
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Tema kryesore e këtij punimi është projektimi i një muzeu etnografik regjional në Bujanoc. Për shkak të përcaktimit të destimit të këtij objekti janë trajtuar disa tema që përkojnë me realizimin sa më të mirë të mundshëm të tij. Fillimisht, punimi ofron informata të mjaftueshme për historikun e muzeve dhe zhvillimin e tyre nëpër periudha të ndryshme kohore në botë, duke u fokusuar në veçanti në zhvillimin e muzeve etnografikë gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë. Është kjo periudha kur muzetë kishin filluar të hynin nën përkujdesje shtetërore apo perandorake me qëllim të instrumentalizimit të tyre në politikat e arsyetimit të veprimeve ekspansioniste. Në këtë periudhë muzetë edhe kishin fituar statusin e qëndrueshëm të institucioneve të rëndësishme publike dhe kishin një ndikim të madh në shoqëri. Me kalimin e kohës këto muze u ballafaquan me ndryshime dhe ato vazhdimisht përcjellin trendet e rrjedhave sociale dhe të teknologjisë. Një shembull i trajtuar i këtyre muzeve është Tropenmuseum në Holandë. Ky muze i ndërtuar në shekullin 19 i është përshtatur ndryshimit të strukturës demografike të shoqërisë holandeze dhe ka ndryshuar qasjen në pikëpamje pozitive. Ndërsa rasti tjetër i muzeve botërorë i cekur në punim është Muzeu i Kulturës Botërore në Suedi, i cili për dallim nga ai në Holandë gëzon një objekt bashkëkohor. Në anën tjetër, krahasuar me muzetë e lartpërmendura, muzetë etnografikë të rajonit paraqesin objekte të adaptuara. Në përshkrimin e tyre ka shumë ngjajshmëri si nga aspekti arkitektural, e poashtu edhe koleksionet janë kryesisht lokale. Në kapitujt në vijim të punimit paraqitet pjesa e projektimit të muzeut. Së pari ceken standardet apo normativat e parapara nga Metric Handbook Planning and Design për projektimin e muzeve dhe galerive të artit dhe më pas në vijim paraqitet organogrami i muzeut. Përmes këtyre normativave mundësohet projektimi profesional i objektit, kurse organogrami ndihmon në paraqitjen e strukturës funksionale dhe menaxhuese të muzeut. Në kapitullin e fundit (Metodologjia) është shqyrtuar deklarimi i problemit, është bërë analiza urbane e lokacionit dhe janë paraqitur detajet e programit të objektit, i cili përfaqëson një objekt bashkëkohor të kombinuar me elemente etnografike. Punimi përmbyllet me detajet e programit të objektit dhe me përmbajtjen e kushteve të lokacionit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.949
Recommended Citation
Dalipi, Shkurte, "MUZEU ETNOGRAFIK REGJIONAL NË BUJANOC" (2018). Theses and Dissertations. 1076.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1076