Date of Award

Fall 11-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nehat Ramadani

Language

Albanian

Abstract

Marketingu është proces shoqëror dhe menaxhues, përmes të cilit individët dhe grupet përfitojnë atë që kanë nevojë dhe që dëshirojnë, përmes krijimit, ofrimit dhe këmbimit të produkteve të vlefshme me të tjerët. Marketingu përfshinë hulumtimin, promovimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve ose shërbimeve. Shtjellimi dhe diskutimi rreth marketingut është një temë e madhe dhe e gjerë, dhe në thelb mund te themi që marketingu përfshin gjithçka që bëni për të marrë klientët tuaj potencialë dhe produktin ose shërbimin tuaj së bashku. Gjatë këtij punimi hulumtues do të shtjellojë një çështje shumë e rëndësishme për pothuajse të gjitha bizneset që të kuptojmë konteksin e marketingut në bizneset dhe politika e tij Për të kuptuar drejt konceptin kyç të marketingut, duhet theksuar se aktivitetet e ndërmarrjes pikënisjen dhe mbarimin e kanë tek konsumatori pra gjithqka fillon dher mbaron pikërisht tek konsumatori, pastaj ndërmarrja nëpërmjet marketingut e bënë identifikimin e nevojave dhe të kërkesave, i analizon dhe i ndjekë ato deri në përmbushjen e tyre. Sipas konceptit të marketingut, në fokusin e të gjitha angazhimeve të ndërmarrjes është tregu përkatësisht konsumatori. Ndërmarrja nuk do të jetë e suksesshme në biznesin e vet, nëse paraprakisht nuk i kryen punët hulumtuese, kërkimore-studimore për tregun dhe konsumatorin. Marketingu aktivitetet e veta i fillon në treg dhe i përmbyllë në treg. Aktivitetet fillestare të marketingut kanë të bëjnë me hulumtimin dhe kërkimet e tregut, identifikimin e konkurrencës dhe gjetjen e konsumatorëve të cilë ndihmojnë biznesin që të futet dhe qëndron në treg sa më gjatë duke ofruar më të mirën. Duke i shfrytëzuar informacionet relevante atëhere merren vendimet se çka të prodhohet, me çfarë kostoje, për cilin treg dhe gjithashtu për cilën kohë. Kur e gjithë kjo të mbaron dhe të jenë gati përgjigjiet atëhere mendimet tona qartësohen dhe fillojmë të bëhemi gati për treg. Marketingu luan një rol të rendesishëm dhe ndihmon që një kompani të identifikojë dhe të krijojë produkte potencialisht të suksesshme për treg dhe pastaj t'i promovojë ato duke i dalluar ato nga produkte të tjera që janë të ngjajshme e të cilat janë prezente në treg. Llojet tipike të funksionimit të marketingut brenda një biznesi më të madh mund të përfshijnë kryerjen e hulumtimeve të tregut, prodhimin e një plani të marketingut dhe zhvillimin e produkteve, si dhe pjesa shumë e rëndesishme apo kryesorja mbikëqyrjen strategjike të reklamimit, promovimit, shpërndarjes për shitje, shërbimit të klientit dhe marrëdhënieve me publikun.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1814

Included in

Business Commons

Share

COinS