Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Architecture (MArch)
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Ky punim ka për qëllim projektimin e një qendre kulturore me karakteristikat më të mira të teknologjisë në rajonin e Prishtinës, duke ndihmuar opinionin publik dhe duke studiuar faktorët efektivë në hartimin e qendrës kulturore, dhe duke i shoqëruar këta faktorë me hartimin e çështjeve. Ky hulumtim përdor metoda të shumta të hulumtimit të përvojës së përdoruesve, të cilat përfshijnë vrojtime praktike dhe një ankete e cila u është ofruar qytetarëve të Prishtinës, ku dhe janë përgjigjur se çfarë përmbajtje do të cilësonin ata si të domosdoshme. Qëllimi i këtij punimi është projektimi i një qendre kulturore në Prishtinë. Në këtë punim janë trajtuar disa raste studimi të qendrave kulturore në rajon dhe botë, duke u bazuar në përmbajtjen e tyre dhe funksionalitetin e tyre të cilat këto qendra i ofrojnë qytetarit. Duke e mar parasysh se një qendër e tillë është e nevojshme për çdo qytet e sidomos për kryeqytetin tonë, të cilit fatëkeqësisht i mungon një qendër e tillë.
Në kapitujt në vijim të punimit janë të paraqitura të dhënat rreth qytetit të Prishtinës lokacionit të propozuar për qendër, demografisë së popullësisë së qytetit, llojet e disa qendrave kulturore të mara si rast studimi dhe arsyeshmëria e tyre. Duke vazhduar më tej me shqyrtimin e disa rasteve të qendrave në rajon dhe botë. Dhe në përbmedhje kemi deklaratën e problemit për këto qendra duke ardhur edhe në përfundimin e projektit me detaje dhe përmabajtjen e kushteve të lokacionit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.947
Recommended Citation
Dërguti, Rozafë, "QENDËR KULTURORE NË PRISHTINË" (2019). Theses and Dissertations. 1078.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1078