Date of Award

Spring 5-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Artan Murati

Language

Albanian

Abstract

Ky punim ka për qëllim të shtjelloj politikën e Bashkimit Europian karshi Turqisë dhe aftësinë apo paaftësinë e Turqisë për ti përmbushur kriteret e kërkuara. Fillimisht do paraqitet një vështrim i përgjithshëm hitorik ndërmjet BE-së dhe Turqisë, rruga e kësaj të fundit drejt plotësimit të kritereve. Së dyti, do të paraqes “rolin e religjionit dhe ndikimin e tij”. Përkatësisht ndikimin e religjionit në plotësimin e kritereve të parapara për të gjitha vendet që synojnë anëtarësimin në BE. Në veçanti do të shtjellohen kriteret e Kopenhagenit dhe raporti se sa është përpjekur Turqia ti plotësojë apo të përafërohet me to si dhe opinionin e popullsisë së shteteve anëtare të BE-së se a e dëshirojnë anëtarësimin e një shteti me popullsi myslimane mbrenda në Union. Marëdhënia midis Turqisë dhe Bashkimit Europian është një çështje e rëndësishme në integrimin europian. Që nga fillimi i krijimit të BE-së Turqia ka treguar një interes të madh në procesin e integrimit në Europë mirpo me të vëretetë që nga fillimi marëdhëniet Turqi-BE kanë marrë qartazi drejtim të ndryshme dhe për këtë arsye sot mardhëniet ndërmjet BE-së dhe Turqisë qëndrojnë në pikën më të ulët dhe me pak mundësi përmisimi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.270

Share

COinS