Date of Award
Winter 12-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Sejran Abdushi
Language
Albanian
Abstract
Higjiena e duarve është masa parësore për redukimin e infeksioneve. Ndonëse në dukje e thjeshtë, për shkak të mungesës së harmonizimit të qëndrimeve në mesin e ofruesve të kujdesit shëndetësor, ajo është problem i pranishëm në tërë botën.
Qëllimi i punimit ka qenë të paraqes praktikat më të mira lidhur me higjienën e duarve dhe rëndësinë që ka ajo për parandalimin e infeksioneve dhe për sigurinë e pacientëve.
Metodologjia: Për realizimin e qëllimit të punimit kemi shfrytëzuar Google Search duke futur fjalët kyçe: Hands Hygiene and patient safety, Handwashing. Për hulumtim janë përzgjedhur vetëm publikimet nga revistat e indeksuara (Scopus, Pubmed, ResarchGate). Punimi i këtij studimi është bazuar në hulumtimin e literaturave të ndryshme nga autorë të ndryshëm, duke u bazuar në mbledhjen dhe analizave të të dhënave të ndryshme lidhur me higjienën e duarve dhe sigurinë e pacientit si dhe literaturave dhe të dhënave serioze që i përkasin OBSH-së.
Rezultatet: Larja e duarve nga vëzhgime që janë bërë në mbarë botën është në shifra të ulta në 34 %, sidomos në pikat kritike ose të nevojshme. Larja e duarve sidomos në pikat kritike, si përpara ngrënies apo përgatitjes së ushqimit dhe mbas përdorimit të banjës, mund të reduktoj ë deri n ë 50% diarretë tek fëmijët nën 5 vjeç. Larja e duarve me sapun mund të reduktojë incidencën apo rastet e reja me infeksion akut respirator rreth 23 %.
Konkluzione: Larja e duarve është mënyra e vetme, më e thjeshtë, më e mirë, më e dobishme, më efektive dhe më ekonomike për parandalimin e përhapjes së baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje dhe vdekje që vijnë prej duarve të palara. Larja e duarve duhet të bëhet shprehi qysh prej moshës minore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.68
Recommended Citation
Emini, Fëllanza, "HIGJIENA E DUARVE DHE SIGURIA E PACIENTIT" (2019). Theses and Dissertations. 74.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/74