Date of Award

Spring 3-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Ky punim synon që t’u japë përgjigje ndërmarjeve të Kosovës, dhe tema ime i referohet strategjisë të cilën e ka përdour kompania e pijeve RC COLA me seli në fshatin Velekincë të Gjilanit. Gjithashtu synon t’u japë përgjigje disa pyetjeve kërkimore të cilat lidhen me strategjitë e marketingut e që zbatohen sot në Kosovë.

Qëllimi kryesor i këtij punimi është analiza e gjendjes ekzistuese, e njohjes dhe e zbatimit në praktikë të strategjive të marketingut dhe dhënia e rekomandimeve për përmirësime në hartim dhe zbatim të strategjive të marketingut nga ana e kësaj kompanie.

Për të realizuar këtë punim, më është dashur të rishikoj literaturë të autorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe atyre shqiptarë lidhur me strategjitë e marketingut dhe në bazë të tyre është punuar në analizën e strategjive që zbatohen sot në ndërmarjet dhe veçanarisht me kompaninë RC COLA që është pjesë e këtij studimi.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe formulimit të mirë të strategjive, meqenëse

“Një strategji konkurruese e formuluar mirë, pa marrë parasysh llojin, është një strategji e cila kërkon të ndërtojë një kompetencë dalluese në disa aktivitete kyçe dhe pastaj duke shfytëzuar të njëjtën, të krijojë një përparësi konkurruese në treg përballë ndërmarrjeve tjera”

(Ritson N. 2008).

Kjo tregon më së miri se sa është e rëndësishme të formulohet një strategji e mirë, e më pastaj të punohen planet e hollësishme detale për zbatimin e saj më të mirë dhe më të lehtë në praktikë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1862

Included in

Business Commons

Share

COinS