Date of Award

Spring 5-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

Language

Albanian

Abstract

Intervista vlerësohet gjerësisht si njëri ndër zhanret më të besueshme gazetareske. E realizuar bazuar në komunikimin ndërmjet intervistuesit (gazetarit) dhe të intervistuarit, ajo ka rol të rëndësishëm në zbardhjen e e shumë fakteve dhe argumenteve. Intervista në radio ka specifikat e saj krahasuar me mediat tjera. Karakteri i saj informativ, analitik dhe përshkrues (deskriptiv), gjenden edhe në radio, pavarësisht nga programet ku përdoret. Natyra, lloji, frekuenca dhe faktorët që ndikojnë në vlerën dhe ndikimin e intervistës në përgjithësi dhe intervistës në radio në veçanti, kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe gazetarëve.

Qëllimi kryesor i këtij punimi është të kontribuojë në shpjegimin dhe analizën e intervistës si zhanër gazetaresk në radio dhe mënyrat e zbatimit të saj, gjatë përgatitjes së programeve radiofonike.

Për të realizuar qëllimin e synuar, në punim janë përdorur metoda përshkruese, hulumtuese, dhe analitike. Ky punim ngërthen në vete forma multi-disiplinare të studimit duke përfshirë aspekte nga shkenca tjera përveç gazetarisë, siç është sociologjia, psikologjia apo historia.

Në këtë punim do të mund të lexoni mbi karakteristikat e përgjithshme të intervistës, rolin dhe funksionin e saj si dhe rëndësinë që ka intervista në radio. Përmes rishikimit të literaturës dhe referencave objektive dhe shembujve prakitik, ky punim ofron një pasqyrë konkrete dhe një perspektive tjetër mbi intervistën në radio si formë e gazetarisë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.131

Included in

Communication Commons

Share

COinS