Date of Award
Fall 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Kjo tezë e masterit diskuton çështjet e sigurisë dhe privatësisë të sektorit bankar që përdorin shërbime të bazuara në cloud, si dhe përshkruan implikimet e tij në sigurinë privatësinë e të dhënave personale, dhe implikimet në konfidencialitetin e bizneseve, ndërmarrjeve apo entitete të ndryshme. Me anë të këtij hulumtimi gjejmë se shpërndarja (sharing) e informacionit për disa informacione ose edhe për disa përdorues mund të jetë e kufizuar në disa mënyra ose dhe mund të ndikojë në statutin ose mbrojtjen e informacionit të përbashkët, dhe bankat kanë qenë tradicionalisht një industri konservatore në lidhje me adoptimin e teknologjive më të reja për shkak të ndjeshmërisë së biznesit
Kushtet e shërbimeve të CSP (Cloud Service Provider), politikat e privatësisë dhe vendndodhja fizike ndikojnë ndjeshëm në interesat e privatësisë dhe konfidencialitetit të përdoruesit, dhe kjo tregon se informacionet që i përdorim me cloud shërbime mund të jenë më të rrezikuara sa i përket privatësisë dhe konfidencialitetit se sa informacionet e ruajtura brenda shërbimeve të kompanive në mënyrën tradicionale të TI-së.
Sasi e madhe e shërbimeve përmes Cloud-it është duke u përdorur në teknologjinë informative, dhe është duke u përdorur e shpërndarë në mënyra të ndryshme(p.sh. cloud private, publike, të brendshme, të jashtme etj), dhe jo të gjitha këto lloje apo forma të shërbimeve përbëjnë të njëjtat rreziqe për sigurinë privatësinë apo konfidencialitetin, dhe shumë ekspertë të fushës besojnë se të gjitha aktivitetet që ndodhen sot tërësisht duke u përdorur në sisteme lokale dhe të kontrolluara në nivel lokal, në një të ardhme të afërt do të zhvendosen në shërbimet e cloud.
Kufijtë definues të cloud-it janë mjaftë të debatuar sot. Për qëllime aktuale, cloud përfshinë ndarjen (sharing) ose ruajtjen nga përdoruesit e tyre të informacionit me serverët e largët të zotuara ose të operuara nga dikush tjetër, dhe të qasen në to përmes internetit apo ndonjë formë tjetër. Shërbimet e cloud-it ekzistojnë dhe ofrohen në shumë variacione duke përfshirë: faqe për ruajtje të të dhënave (data storage sites), faqe për shërbime te video-ve (video sites), faqe për përgatitje të taksave (tax preparation sites), faqe për të dhënat personale mbi shëndetin (personal health record sites), faqe për shërbime të fotografive (photography sites), rrjeteve sociale (social networking sites), dhe shumë e shumë forma të tjera.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1707
Recommended Citation
Emërllahu, Driton, "SIGURIA DHE PRIVATËSIA NË SEKTORIN BANKAR QË PËRDORIN SHËRBIME TË BAZUARA NË CLOUD: SFIDAT DHE KONTROLLET" (2019). Theses and Dissertations. 1401.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1401