Date of Award

Winter 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Ibadete Ismajli - Bucaliu

Language

Albanian

Abstract

Diabeti Mellitus është një sëmundje kronike dhe shfaqet kur pankreasi nuk prodhon insulinë ose prodhon një sasi të pakët insuline.

Diabet në shtatzëni quhet diabeti që fillon gjatë shtatzënisë, zbulohet për herë të parë gjatë shtatzënisë ose kur kemi të bëjmë me një të sëmurë diabetike që mbetet shtatzënë. Mënyra e të jetuarit ndikon në përmirësimin e vështirësive që kjo gjendje sjellë, po ashtu edhe vetëdijësimi i grave shtatzëna është shumë i rëndësishëm.

Qëllimi i këtij hulumtimi është njohja me diabetin në shtatzëni, komplikimet që sjellë kjo gjendje, si të kujdesemi për mënyrat e jetesës, si dhe sa është e shpeshtë kjo gjendje në vendin tonë.

Për këtë punim janë anketuar 50-të gra në QKUK, në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, gjatë muajit shtator 2019.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.63

Included in

Nursing Commons

Share

COinS