Date of Award

2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Valdete Alidema-Serreqi

Language

Albanian

Abstract

Stresi në punë si dhe djegia janë gjetur në profesione të ndryshme në nivele të ndryshme. Me qëllim të hulumtimit të nivelit të stresit dhe të djegies (burn-outit) tek punëtorët profesional të shëndetit mendor në Prizren si dhe të njejtën kohë edhe shkaktarët e mundshëm të tyre janë përdorur pyetësorët Maslach Burnout Inventory dhe Forma vetë-raportuese e kënaqësisë në punë dhe shkaktarëve të mundshëm të stresit dhe të djegies (burn-out). Pjesëmarrës në hulumtim ishin (N=24, Mmes=41.19, DS=8.03), respodent të dy gjinive, ka dominuar gjinia femrore me 16 respodent apo 66.7%. Ka rezultuar nivel i lartë i stresit tek 66.7 % e mostrës; shterrimit emocional tek 16.7 % dhe depersonalizimit tek 37.5 % ; 100 % kanë rezultuar me nivel të ultë të arritjeve personale. Si faktorë me nivel më të lartë të shkaktimit të stresit janë gjetur pagesa jo adekuate, mungesa e sigurisë / kërcënimet, kushtet fizike të punës, mungesa e respektit nga mbikqyrësi/t, mungesa e mirënjohjes nga të tjerët për punën që e bëni, mungesa e raportit të mirë me koleget e punës etj. Ky hulumtim do të kontribuojë si në aspektin teorik e po ashtu edhe në atë praktik duke vetëdijësuar institucionet shendetsore në procesin e funksionimit të tyre, në ruajtjen e shëndetit të punonjësve për ta ngritur cilësinë e sherbimeve, po ashtu do të jetë i dobishëm për menaxherët dhe udhëheqësit e këtyre institucioneve të identifikojnë ndikimin e faktorëve stresues tek punëtorët e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.77

Included in

Nursing Commons

Share

COinS