Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Architecture (MArch)

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Përderisa në shtetet e zhvilluara ndërtesat kanë kaluar auditimet e Efiçiencës së Energjisë dhe projektimet e reja drejtëpëdrejtë parashohin masa të tilla, në Kosovë janë të pakta objektet që u është bërë auditimi i Efiçiencës së Energjisë. Ndërtesat e vjetra në Prishtinë ballafaqohen me humbje të madhe të energjisë, e kjo rezulton në fatura të mëdha të energjisë elektrike. Kjo humbje e energjisë është e konsiderushme sidomos në infrastrukturën institucioneve shkollore dhe parashkollore. Objekti i studimit në rastin tonë është institucioni parashkollor "Buzëqeshja", i cili gjendet në rrugën "Enver Maloku" në qendër të Prishtinës. Përkundër vendndodhjes së tij në qendrën e qytetit, çerdhja gëzon një vegjetacion mjaft të pasur, me një kopsht mjaft të madh, me diellosje të mjaftueshme, që të gjitha janë komponente të një mikroklime të mirë. Ndërtesa e kopshtit ka pësuar vetëm disa renovime minimale e të pjesëshme në 15 vitet e fundit. Ndër to që më shumë kanë lidhje me Efiçiencë të Energjisë janë: ndërrimi i dritareve të drurit me ato të plastikës dhe termoizolimi i 60 % të ndërtesës me EPS 3 cm, sidoqoftë këto masa nuk kanë arritur të ulin humbjen e nxehtësisë. Me analizimin humbjes së energjisë në shtresat ekzistuese përbërëse të elementeve të ndërtesës, është konstatuar që sasia më e madhe nxehtësisë humbet pëmes mureve të jashtme, çatisë, dyshemesë dhe dritareve. Pas kalkulimit të U vlerave për shtresat e elementeve për reduktimin e humbjes së nxehtësisë është propozuar të bëhet termoizolimi i mureve të jashtme, çatisë, dyshemesë dhe ndërrimi I dritareve standarde të plastikës me ato me xham tri – shtresorë me Low-E. Poashtu propozohet që të instalohen panelet fotovoltaike solare në çatinë e objektit për ngrohjen e ujit për nevoja sanitare brenda kopshtit. Me masat e propozuara të Efiçiencës së Energjisë është arritur rënia e përqindjes së humbjes të nxehtësisë, në mure të jashtme për 85.85 %, te çatia për 69.64 %, te dyshemeja për 93.3 % dhe te dritaret për 78.78 %. Me aplikimin e masave të lartpërmendura, do të zvogëlohet sasia e shpenzuar e energjisë elektrike si dhe faturat e institucionit parashkollor "Buzëqeshja" do të jenë dukshëm më të vogla, e gjitha kjo do të ndikoj edhe në të mirën e mjedisit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.946

Included in

Architecture Commons

Share

COinS