Date of Award
Winter 1-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Science in Mechanical Engineering (MSME)
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Izet Ibrahimi
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim do të fokusohemi tek teknologjia e prodhimit te çimentove me veti te avancuara, me vështrim të veçantë do të analizojmë llojet e teknologjive, proceset dhe ndikimin e tyre në vetit e çimentove. Njëra ndër sfidat e industrisë së prodhimit të çimentove është procesi i përgatitjes së lëndës së parë, përcaktimi përpjesëtimor i komponentëve të përzierjes, si dhe procesi i përpunimit që përfshin bluarjen, pjekjen dhe sintetizmin. Ky studimi konsiston në identifikimin e metodës adekuate të përgatitjes së recetës, përcaktimit të parametrave tekniko-teknologjik të procesit të prodhimit të çimentos Portland, e të cilët në fakt do të mund të shërbejë si terma referente për korrektimin e fazave të procesit, me theks të veçanet modifikimi i zonave të procesit të cilat në rastin konkret janë përcaktuese të shumicës së vetive të çimentove, gjegjësisht determinuese në përmirësimin e vetive të klinkerit dhe bashkëveprimit të komponentëve në mes komponentëve të përzierjes.
Nga analiza që do ti bëjmë përbërësve të përzierjes paraprake për prodhimin e çimentos, parametrave tekniko-teknologjik të procesit si dhe analizës së fazave dhe mes fazave të procesit të prodhimit t ë çimentove në fabrikën “Sharrcem”.
Si fokus të veçanet dhe rezultat kjo temë do të paraqes analizimin dhe implementimin e përmirësimeve të procesit të prodhimit duke rritur prodhimtarinë pa humbur kualitetin dhe atë pa një kosto të lartë investuese në ndryshime teknologjike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.235
Recommended Citation
Curri, Veap, "MENAXHIMI EFEKTIV I SISTEMEVE TEKNOLOGJIKE TE PRODHIMIT TE ÇIMENTOS" (2019). Theses and Dissertations. 250.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/250