Date of Award
Summer 7-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Architecture (MArch)
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Jeta njerëzore është një sintezë e nevojave të ndryshme fiziologjike dhe psikologjike, që e përbëjnë jetën materiale dhe shpirtërore. Banesa është një tërësi funksionale e të gjithë elementeve hapësinore që e sigurojnë realizimin e funksioneve të banimit. (K. Al-Kodmanyand M.Ali, 2012). Por, banimi kërkon kushte të përshtatshme me të gjitha elementet e nevojshme për një banim të rehatshëm. Duke qenë se në Komunën e Skenderajt nuk ka ndërtime që plotësojnë të gjitha kriteret e nevojshme për një banim të tillë, atëherë qëllimi i hulumtimit aktual është projektimi i një objekti afaristo-banesor që i pëmbush të gjitha nevojat dhe kërkesat e banorëve në Komunën e Skenderajt. Mostra ka përfshirë 120 pjesëmarrës, 70 femra dhe 50 meshkuj, me kriterin mbi 18 vjeç, që u përzgjodhën në Komunën e Skenderajit, saktësisht në sheshin “Adem Jashari” për të qenë pjesë e hulumtimit tonë. Pika e interesit ishte në evidentimin e nevojave, dëshirave dhe mundësive të qytetarëve për objektet e banimit, si psh: lagjet e preferuara, katet e përshtatshme për banim, gjendja e tyre financiare, hapësira e nevojshme për banim, largësia e objektit nga qendra e qytetit etj. Rezultatet e pyetësorit tregojnë se pjesa më e madhe e të intervistuarve i shohin të nevojshme objektet me banim dhe afarizëm dhe shumica e tyre parapëlqejnë objektet e banimit kolektiv në raport me ato individuale. Pjesë e projektit është objekti Afarist-Banesorë” në Skenderaj, që funksionon si objekt me përmbajtje të përzier afariste dhe banimore duke mos penguar njëra tjetrën si përmbajtje. Ideja kryesore e projektit është për të krijuar një ndërtesë - objekt modern dhe klasik të arkitekturës unike, tërheqëse dhe miqësore për qytetarët. Objekti përbëhet me katësi B+P+6. Rezultatet e këtij studimi mes tjerash tregojnë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka hapësira e përshtatshme e banimit në përgjithësi. Së këndejmi, të gjitha kërkesat e qytetarëve për një banim komod, një hapësirë të mjaftueshme, një lagje të rehatshme, një vend në afërsi të qendrës, i ofron objekti afaristo-banesor që është projektuar brenda këtij punimi. 2 Për më tepër ky studim zgjeron njohuritë ekzistuese mbi rëndësinë dhe standardet e banimit, informacionet për Komunën e Skenderajit, pozitën e saj, rrugët urbane dhe vendbanimet periferike. Krahas këtyre, punimi gjithashtu përmend tipet strukturore të objekteve të Banimit dhe atyre Kolektive.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.956
Recommended Citation
Bajraktari, Iliriana, "NDËRTESË AFARISTO BANESORE" (2018). Theses and Dissertations. 1090.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1090