Date of Award
Summer 7-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Science in Management (MSM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Fillimi i procesit të digjitalizimit të bizneseve në mbarë botën konsiderohet njëra nga sfidat më të mëdha për ekonominë e vendeve, pasi një proces i tillë është mjaftë i kushtueshëm dhe i rëndon në buxhet vet bizneset dhe shtetet. Mirëpo, si proces konsiderohet si i domosdoshëm, pasi komunikimet, bashkëpunimet dhe bashkëveprimet e bizneseve vendore me ato ndërkombëtare janë në rritje dhe gjithnjë e më shumë në përdorim të teknologjive të reja. Nuk është e vështirë që të konkludohet se digjitalizimi i tyre në masa të ndryshme është i pashmangshëm. Edhe bizneset kosovare janë në situatë të shumë bizneseve të sfiduar me kërkesat e përdorimit të teknologjive të reja në realizimin e proceseve të tyre biznesore si në aspektin e prodhimit dhe krijimit, ashtu edhe në aspektin e furnizimit dhe atë të shitjes. Rritja e kërkesave mbi kualitetin e shërbimeve dhe produkteve të prodhuara në njërën anë, dhe rritja e kërkesave mbi shpejtësinë e realizimit të shërbimeve në anën tjetër, njihen si indikatorët kryesor në fillimin e digjitalizimit të bizneseve në vendin tonë, proces që tashmë konsiderohet tejet sfidues për vet këto organizata. Hulumtimi i literaturës tregon se janë zhvilluar shumë teknologji të reja të cilat si tilla i mundësojnë bizneseve që të mund të konkurrojnë në tregjet tejet dinamike dhe të ashpra. Shumë biznese tani më e kanë arritur një shkallë të lartë të digjitalizimit, derisa disa biznese tjera gjendën në proces të digjitalizimit të operacioneve të tyre biznesore. Një pjesë e konsiderueshme e bizneseve kanë të digjitalizuara vetëm operacionet e tyre kryesore, përderisa edhe ato biznese janë në proces të digjitalizimit të një shkalle më të lartë. Në këtë kategori të bizneseve bëjnë pjesë bizneset kosovare, një pjesë e të cilëve është hulumtuar në këtë punim. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se bizneset janë të vetëdijshme për nevojën e digjitalizimit të operacioneve të tyre, por gjithashtu tregojnë se janë shumë të sfiduar me kërkesat e implementimit të teknologjive të reja në operacionet e tyre. Vështirësitë financiare dhe ato profesionale mbeten dy sfidat më të mëdha të bizneseve të cilat janë në procesin edigjitalizimit të operacioneve të tyre. Digjitalizimi i operacioneve të biznesit ka ndikim në tërë rrjetin e bizneseve, duke e marrë parasysh se të gjitha format e të bërit biznes janë të varura nga përdorimi i teknologjive digjitale.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.2777
Recommended Citation
Bajraktari, Genc, "IMPAKTI I DIGJITALIZIMIT TË OPERACIONEVE TË AVANCUARA NË RRJETIN E BIZNESIT" (2018). Theses and Dissertations. 2275.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2275