Date of Award

Summer 6-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Architecture (MArch)

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Elvida Pallaska

Language

Albanian

Abstract

Shtrirja e keqe urbane është bërë një fenomen mjaft i përhapur dhe problem global, kjo është arsyeja edhe pse është bërë ky hulumtim, që të shtjellohet një problem global i cili është shfaqur edhe në vendin tonë. Fenomen i cili më shumë ka ndikuar në zgjerimin e qyteteve kryesore apo kryeqyteteve duke u krijuar zona industriale dhe zona banimi larg qendrës kryesore të qytetit. Ky zgjerim i pakontrolluar urban është shqetësim në mbar globin, sepse ka efekte negative të shumta si: efektet sociale, mjedisore dhe ekonomike. Sipas këtyre efekteve apo ndikimeve, shtrirja e keqe urbane demonstron një kërcënim të zhvillimit të qëndrueshëm urban, sepse ka efekt në konsumimin e lartë të tokës, të energjisë dhe ujit dhe mbi të gjitha rrit ndotjen e ajrit dhe sasinë e mbeturinave.

Ka shumë faktorë të cilët po ndikojnë në rritjen e shtrirjes së keqe urbane, mirëpo një nga faktorët kryesor që dominon në këtë rrije, është migrimi i popullsisë nga zonat e pazhvilluara në zona urbane të zhvilluara, zhvillimi ekonomik, politikat jo të mira të qeverisjes. Prishtina zona më e madhe urbane në Republikën e Kosovës, është zona e cila më së shumti është duke u kërcënuar nga zgjerimi i pakontrolluar urban në vendin tonë. Ky kërcënim ka marrë hov të zhvillimit në vitet e fundit, duke u shëndrruar në një problem mjaft serioz i cili duhet analizuar dhe të gjinden mundësit e parandalimit të këtij fenomeni mjaft negativ për vendin.

Mënyra më e mirë për parandalimin e zgjerimit të pakontrolluar urban, është planifikimi i duhur urban, zhvillimi urban si dhe tejkalimi i pasojave gjatë zhvillimit të shpejt urban. Pra zgjidhja më e mirë për të tejkaluar shtrirjen e pakontrolluar urbane është zhvillimi i formave urbane të qëndrueshme, për të arritur zhvillimin e një qyteti bashkëkohor.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.955

Included in

Architecture Commons

Share

COinS