Date of Award
Winter 2-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij studimi ishte të analizonte biznesin e vogël në Kosovë, duke analizuar më konkretisht performancën e tij, nivelin e investimeve dhe barrierat që e pengojnë gjatë aktivitetit të përditshëm.
Për të realizuar studimin u përdor metodologjia sasiore përshkruese, ku të dhënat u mblodhën me anë të një pyetësori i cili përbëhej nga 19 pyetje. Në studim u morën bizneset e vogla dhe të mesme që operojnë në rajonin e Prishtinës dhe u anketuan 36 menaxherë/pronarë të bizneseve.
Nga analiza rezultoi se pjesa më e madhe e bizneseve të anketuara janë biznese të vogla të cilat i përkasin industrisë së tregtisë dhe kanë 1-5 vite që operojnë në treg. Në lidhje me shitjet, rreth gjysma e bizneseve kanë deklaraur se shitjet kanë qenë sa të vitit të mëparshëm dhe po kaq presin që të jenë edhe vitin që vjen.
Në lidhje me investimet e realizuara, rreth 75% e bizneseve kanë realizuar deri në 50,000 euro investime dhe pjesa tjetër e bizneseve kanë kryer më shumë se 50,000 euro investime. Në lidhje me planifikimin e investimeve të biznesit në vitin aktual, 81% e bizneseve kanë në plan të investojnë deri në 50,000 euro dhe pjesa tjetër kanë në plan të investojnë mbi 50,000 euro. Përsa i përket llojeve të investimeve që bizneset kanë bërë më së tepërmi, pjesa më e madhe kanë deklaruar se më tepër kanë investuar në objekte dhe në makineri. Burimi i financimit që përdorin më tepër bizneset e vogla në Kosovë janë kreditë dhe kapitali vetjak.
Në lidhje me barrierat e biznesit, rezulton se barrierat më të mëdha janë barrierat lidhur me informalitetin, barrierat financiare dhe ato fiskale, ndërsa më pak ndikojnë barrierat e fuqisë punëtore dhe ato infrastrukturore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1800
Recommended Citation
Abazi, Lorita, "INVESTIMET E BIZNESEVE TË VOGLA NË KOSOVË" (2018). Theses and Dissertations. 1695.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1695