Date of Award
Spring 3-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Uragan Alija
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi kryesor i këtij hulumtimiështë identifikimi i “Ndikimi i reklamave në ecurinë e zhvillimit të biznesit”, ku janë analizuar në përpikmeri faktoret relevant që shkojnë deri të arritja e zhvillimit të frytshem të një biznesi si rezultat i ndikimit të aktiviteteve të komunikimit në marketing, respektivisht reklamës.
Nje prej çelëseve që hapë rrugen drejt arritjes se suksesit në sferen e zhvillimit të një biznesi llogaritet te jete ndikimi i reklamave si pjesë e rëndësishme e marketingut.Zhvillimi i korporatave multinacionale ka ndikuar që të rritet llojllojshmeria e produkteve të ofruar ku konsumatoret kanë më shumë mundesi të zgjedhin produkte dhe sherbime nga mbarë bota, ky zhvillim ka ndikuar që të rritët dhe konkurenca në mes të bizneseve të ndryshme ku rolin kryesor në përballjen më konkurencen globale,e që perdorimi i reklames si instrument kryesor sjellë rezultate të prekshme duke i dhënë përparësi plotësimitte kërkesave te klientit me ofrim te produkteve dhe shërbimeve që janë të diferencuara dhë të percjellura më një fushat të fuqishme të reklamimit.
Në ditët e sotme, shumë kompani shuajnë bizneset e tyre edhe pse janë në prag të fillimit të tij, njëra prej shumë arsyeve është edhe mos përkushtimi i madh i vemendjes në marketing, konkurenca e rrept, mos-funksionimi dhe realizimi i mirë i formave të ndryshme për marketing. Duke e parë këtë trend negativ për ndërmarrjet e ndryshme e sidomos ato që operojnë në Kosovë, që hap e mbyllë sytë kompanitë në lokacione të ngjashme nderrojnë nga java në javë.
Reklama ka nje rendesi shume te madhe ne biznes, e sidomos per bizneset e reja pasi qe fillimi eshte i veshtire dhe qasja eshte komplekse dhe per ndihme duhet te shfrytezohen marketing/ reklame e biznesit dhe te arritim qellimin e zhvillimit strategjik te biznesit.
Ky punim ka synuar të gjej përgjigjen në planifikimin e aktiviteteve të marketingut dhe të investimeve në komunikim siç është reklama dhe për të parë për efektin e saj në rritjen e performancës biznesore. Nga hulumtimi i realizuar me 33 biznese të Kosovës, është parë që pjesë e madhe e kompanive nuk kanë planfiikim të hollësishëm të marketingut, përderisa investimet në reklamim i realizojnë adhoc, duke u bazuar nga konkurrenca dhe duke reaguar e jo me një planifikim të hollësishëm. Bizneset e pranojnë që reklama ndikon në mbajtjen e të hyrave ekzistuese si dhe rritjen e të hyrave si rezultat i promovimit të produkteve, informimit të klientëve dhe kështu duke ndikuar në rritjen e të hyrave biznesore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1784
Recommended Citation
Abdullahu, Donjeta, "NDIKIMI I REKLAMAVE NË ECURINË E ZHVILLIMIT TË BIZNESEVENË KOSOVË" (2018). Theses and Dissertations. 1600.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1600