Date of Award
Fall 9-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Driton Kryeziu
Language
Albanian
Abstract
Me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr.04/L-188 për trajtimin e ndërtimeve pa leje është krijuar mundësia për trajtimin e ndërtimeve pa leje në territorin e Republikës se Kosovës. Ky ligj ka përcaktuar një procedure unike për trajtimin e ndërtimeve pa leje në tërë territorin e Republikës se Kosovës. Ligji ka hyrë në fuqi me 5 Shkurt 2014 dhe ka qenë në fuqi për tri (3) vite. Ky Ligj ka legalizuar vetëm ndërtimet. NUK ka përcaktuar pronësinë ndaj ndërtimit ose pronësinë ndaj parcelës ku është ndërtuar.
Në Kosovë, procesi i trajtimit të ndërtimeve pa leje ka qenë si pjesë e punës së MMPH-së për implementimin e Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje me Nr. 04/L-188. Në Ligjin për Ndërtim me Nr. 04/L-110, neni 15 tregon ndarjen e kategorive të objekteve për lëshimin e lejes ndërtimore sipas nivelit të rrezikshmërisë.
Gjendja e treguesit dhe krahasimi: MMPH-ja, në kuadër të zbatimit të Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje, deri më 09.09.2015 ka përfunduar procesin e përpilimit të Regjistrit Shtetëror të Ndërtimeve pa Leje (RShNPL). Gjendja sipas këtij Regjistri është paraqitur në këtë tabelë, ku numri i ndërtimeve pa leje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës është 353.685 objekte, prej nga 849 objekte ose 0.24 % e totalit janë të kategorisë së III-të dhe 352,836 objekte ose 99.76 % I përkasin kategorisë së I-rë dhe të II-të.
Komuna e Mitrovicës së Jugut
ü Rregjistri Shtetëror I Ndërtimeve pa Leje: 8134 (Aplikant nga faza e parë)
ü Aplikime në fazën e dytë: 42 (Aplikant disa me dokumentacione të pa kompletuara)
ü Deri tani të legalizuara: 17
Si material për ta prezantuar gjendjen aktuale të procesit të legalizimeve është punuar punimi i diplomës i cili do të ndihmoj në punët e mëtutjeshme të institucioneve, organizatave që merren më këto çështje si dhe njerëzve të vullnetit të mirë. Përveq të dhënave nga ligji i vjetër dhe draft ligji i ri për trajtimit e ndërtimeve pa leje, në këtë material janë përfshirë edhe rekomandimet dhe të dalurat nga 4 dëgjimet publike dhe 2 debate të cilat janë realizuar në kuadër të projektit të organizatës CDO ku unë punoj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.456
Recommended Citation
Abrashi, Migjen, "SFIDAT E TRAJTIMIT TË NDËRTIMEVE PA LEJE, RASTI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT" (2018). Theses and Dissertations. 470.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/470