Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Bertan Karahoda
Language
Albania
Abstract
Që nga fillimi i historisë së njerëzimit, njeriu është ballafaquar me menaxhimin e kohës. Gjuetia, kujdesi për familje, mbrojtja nga rreziqet e jashtme, nga fatkeqësitë natyrore, dhe përgatitjet për stinët e ftohta, kanë qenë nga sfidat e para të njerëzimit qe kanë kërkuar menaxhimin e kohës. Me zhvillimin e teknologjisë dhe socializimin e njerëzve ka lindur nevoja për të menaxhuar kohen më saktë. Kështu kanë filluar të përdoren mjete të ndryshme ndihmuese për menaxhimin e kohës. Më parë janë përdorur shkrimet, shënimet, fletoret, mjete të ndryshme që ndihmojnë kujtesën, kalendarët dhe së fundmi teknologjinë informative. Krahas menaxhimit individual, rendësi te veçante ka edhe menaxhimi grupor, i cili zhvillohet në një forme më të komplikuar, varësisht prej madhësisë dhe specifikave të tjera të grupeve përkatëse. Si rezultat, efektiviteti dhe efikasiteti në punë rritet relativisht mirë me përdorimin e teknologjisë informative. Kjo gjen zbatim në shkolla, në markete, në kompani të transportit apo në fabrika. Pra përdorimi i programeve/aplikacioneve të ndryshme kompjuterike për këtë qëllim, do të rritë produktivitetin e grupit. Në këtë punim kryesisht do të bëhet fjalë për zhvillimin e një web aplikacioni për menaxhimin e punëve, i quajtur TASMA – Task Management Application. Do të tregohen avantazhet që do ti sjell ky aplikacion, fushat e përdorimit të këtij aplikacioni dhe krahasimet me aplikacionet tjerë ekzistuese. Do të ketë shpjegime për gjuhet programuese të përdorura dhe arsyet e përdorimit të këtyre gjuhëve. Shembuj nga aplikacioni, serveri dhe baza e të dhënave. Shpjegime për metoda të ndryshme të përdorur në kod të aplikacionit dhe pamje të ndryshme nga ndërfaqja e përdoruesit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1663
Recommended Citation
Şerif, Tanju, "ZHVILLIMI I APLIKACIONIT PËR MENAXHIMIN E PUNËVE" (2019). Theses and Dissertations. 1487.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1487