Date of Award

Winter 2-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ermal Lubishtani

Language

Albanian

Abstract

Në këtë temë janë analizuar dhe prezantuar disa aspekte teorike të ndikimit të eksportit në rritjen ekonomike, në këtë rast në kushtet dhe rrethanat e Kosoves. Në bazë të aspekteve teorike dhe praktike të rolit të eksportit në rritje ekonomike, janë hulumtuar dhe dokumentuar shumë çështje që tregojnë se ekziston një lidhje pozitive në mes rritjes ekonomike dhe eksportit.

Rezultatet e nxjerra nga këto hulumtime tregojnë se në Kosovë eksporti luan rol të rëndësishëm dhe mund të ketë ndikim pozitiv në rritje ekonomike, nëse shteti vazhdon të implementoj politika ekonomike që promovojnë rritjen ekonomike. Edhe pse ndikimi i tij deri me tani i vrojtuar statistikisht nuk ka qenë i dukshëm, duke marrë në konsideratë faktorë të ndryshëm që kanë ndikuar në suksesin e dobët të kësaj politike si: kriza të ndryshme ekonomike, siç është kjo e fundit e vitit 2008 që ka lënë impakt të madh edhe në ekonominë e tanishme, siç edhe është konsideruar si kriza më e rëndë financiare që nga Depresioni i Madh. Poashtu niveli i lartë i korrupsionit, dhe mungesa e stabilitetit politik kanë ndikuar dukshëm në efikasitetin e kësaj politike. Janë analizuar dhe prezantuar edhe potencialet natyrore dhe njerëzore të cilat i posedon Kosova dhe që mund të shfrytëzohen për rritje ekonomike dhe zhvillim të eksportit si dhe strategjitë të cilat mund të aplikohen në Kosovë për rritjen e eksporteve dhe rritjen ekonomike në përgjithësi.

Objektivat e këtij punimi janë:

- Analiza e tregtisë së jashtme të Kosovës, mundësia e zhvillimit më të hovshëm të eksportit.

- Identifikimi i barrierave që ndikojnë në eksportin e Kosovës poashtu edhe në aftësitë konkurruese të ndërmarrjeve kosovare.

- Vetëdijesimi i shoqatave afariste për krijimin e një politike të orientuar nga promovimi i eksportit dhe propozimin e rekomandimeve të ndryshme në lidhje me këtë politikë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1818

Included in

Business Commons

Share

COinS