Date of Award
Fall 10-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim diplome fokusi kryesor është tek prodhimi vendor dhe shtjellimi i faktorëve më të rëndësishëm që kanë të bëjnë me arsyet e konsumit të prodhimeve vendore, vetëdijesimi i konsumatorit dhe ndikimi i konsumit të prodhimeve vendore në shoqërinë dhe ekonominë e një vendi.
Korniza konceptuale do të shqyrtohet nga përmbledhja e literaturës dhe shpjegimi teorik. Analiza e hollësishme e koncepteve do të arrihet përmes rastit të studimit e cila ka të bëjë me konsumin e prodhimeve vendore në njëra nga vendet në zhvillim, Kosovën.
Prodhimet vendore konsiderohen të jenë ato prodhime të cilat prodhohen në atë vend ku edhe konsumohen.
Bazuar në hulumtimin e bërë, gatishmëria për të blerë prodhime vendore është më e lartë në vendet të zhvilluar krahas atyre që janë në zhvillim. Konsumatori duke i besuar kualitetit të produkteve të prodhuara në vendin e tyre, nuk e ndien nevojën për import.
Dy nga faktorët nga të cilat varet vendimi i konsumatorit janë: Etnocentrizmi dhe vendi i origjinës.
Etnocentrizmi konsiderohet si një mjet i rëndësishëm për të bërë dallimin në mes të konsumatorëve që i preferojnë prodhimet vendore dhe atyre që i preferojnë prodhimet nga vendet tjera. Sa më etnocentrik të jetë një individ, aq më e fortë është marrëdhënia e tij me produktet e prodhuara në vendin e tij. Shimp dhe Sharma në vitin 1987, zhvilluan një instrument matës të shkallës së tendencës së etnocentrizmit të konsumatorit (CETSCALE) e cila përbëhet nga 17 parametra. Ky instrument gjeti zbatim të madh në shumë vende të botës dhe shërbeu për të bërë krahasime me vende të tjera.
Efekti i vendit të origjinës i njohur edhe si “bërë në” (made in), është definuar si një ndikim negativ apo pozitiv në procesin e vendimmarrjes të konsumatorit e cila gjithashtu ndikon në shkallën e etnocentrizmit.
Reagimet e njerëzve për produktet vendore dhe të huaja janë të ndryshme dhe ndikohen nga faktorë të shumtë duke i përfshirë edhe ato të cekura më lartë. Me kalimin e viteve konsumatorët filluan të kuptojnë ndikimin që blerjet vendore kanë në shoqërinë dhe ekonominë e vendit, sepse CKA konsumatori konsumon, ndikon në përcaktimin e identitetit të një shoqërie dhe SA ai blen produkte vendore, ndikon në rritjen e ekonomisë së vendit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.995
Recommended Citation
Hisari, Fjolla, "RËNDËSIA E KONSUMIT TË PRODHIMEVE VENDORE" (2016). Theses and Dissertations. 1092.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1092