Date of Award

Winter 12-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Rëndësia e planifikimit të nevojave të burimeve njerëzore është një proces shumë i rëndësishëm në punë sepse për çdo ndërmarrje ( kompani) ka të bëjë me perdorimin të drejt dhe efiqient të njerëzve në punë. Është shumë e rëndesishme për secilen ndërmarrje ti planifikoj sa punëtor i duhen për të kryer punët e nevojshme qoftë fjala për hallkat e prodhimit apo ato të shërbimeve . Një planifikim jo i mirë i nevojave për personel mund ti kushtoj ndërrmarrjes, munden të mbesin pjesë të prodhimit te pambuluara, dhe në të njejtën kohe edhe plotësimi i atyre vendeve me kualifikim të panevojshëm mund ti kushtoj ndërmarrjes, harxhon mjete në trajnimin e personelit të tyre, personeli i pa trajnuar mund të lendohet në punë, mund ta dëmtoj makinerine apo mjetet e punës dhe mund të shkaktoj qrregullime në zingjirin e punës. Planifikimi më i mirë i burimeve njerëzore brenda një ndërmarrje mund ti jep mundësi punonjësve, të planifikojnë mundësitë e veta për zhvillim personal si dhe të planifikojnë për karrieren e tyre.Ndërrmarrjet duhet të kenë percaktim që të parashikojnë sistematikisht ofertën dhe kërkesën për fuqinë puntore për periudhen e ardhëshme. Ndërmarrja duhet të rrespektoj përcaktimin që të siguroj numrin e mjaftueshëm të punëtorëve në vendet e duhura pra formulen personi i duhur në vendin e duhur, në mënyrë që të arrihet efiqienca dhe efikasiteti në punë. Menaxhimi i burimeve njerëzore duhet të jetë një nga elementet kyqe të planifikimit strategjik dhe global për secilen ndërmarrje, aty duhet të parashihet një sistem integrues të burimeve njerëzore në zhvillimin strategjik.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1078

Included in

Business Commons

Share

COinS