PROJEKTIMI I SHKOLLËS FILLORE
Date of Award
Fall 10-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Petrit Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij punimi të diplomës është projektimi i një Shkolle Fillore e cila ka për qëllim kryesor promovimin e Arsimimit, kulturës dhe artit.I tërë projekti ështe i bazuar në udhëzuesin e përpiluar nga ministria e arsimit,shkencës dhe teknologjise për shkollat në Kosovë. - Si fillim janë analizuar strukturat e ngjajshme në qytet në mënyrë që të përcaktohet në mënyrë më të qartë se cilave funksione duhet të i’u jepet rëndësi më së shumti. Në qytetin e Gjilanit aktualisht ekzistojn numër i konsiderueshem i shkollave fillore, mirepo të cilat operojnë me kapacitete jashtë normave standarde. Duke marrë parasysh se në qytet dominon rinia dhe duke u nisur nga nevoja e madhe për Shkolle Fillore, kam vlerësuar se projektimi i ndërtesës së shkollës fillore do të ishte projekti i duhur, të cilin do ta trajtoj në kuadër të temës së diplomës. Faza e dytë e analizimit ishte zgjedhja e lokacionit të duhur, i cili kryesisht duhet të kishte qasje të lehtë edhe për personat më aftësi të kufizuar, mirëpo edhe zona e cila duhej të ndërtohej shkolla, të ishte zonë e cila ështe me rrezikshmëri të ulët. Poashtu duke marrë parasysh që kultura dhe arti kanë fillin në “qytet” atëherë zgjedhja më e mirë për lokacion do të ishtë vetë qendra e qytetit të Gjilanit. Lokacioni i zgjedhur është afër çdo aktiviteti që zhvillohet në qytetin e Gjilanit. Objekti ka lidhjë të drejtpërdrejtë me ambientet e jashtme duke e bërë të mundur lidhjen me natyrën dhe gjëlbërimin. Faza e fundit e analizave ka qenë zgjedhja e funksioneve adekuate për këtë strukturë të cilat, normalisht, kanë nxjerrë në fund edhe një formë të objektit e cila lidhet me konceptin kryesor të projektit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.503
Recommended Citation
Haziri, Imran, "PROJEKTIMI I SHKOLLËS FILLORE" (2016). Theses and Dissertations. 517.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/517