Date of Award

Fall 10-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Në teknologji siguria e sistemit të cilin jeni duke përdorur për kryerjen e biznesit tuaj, është themeli mbi të cilin qëndron ai. Çdo platformë, apo çfarëdo sistemi çoftë ai, i cili përdorë rrjetin publik, është cak i sulmeve nga njerëzit keqbërës. Andaj ne si përdorues të një sistemi të tillë duhet t’i njohim këto lloje të sulmeve, në mënyrë që në të njejtë kohë të dijmë edhe si të veprojmë për mbrojtjen e të dhënave tona.

Fokusi kryesor i këtij punimi është elaborimi i mangësive në aspektin e sigurisë të cilat e karakterizojnë platformën Magento. Në vazhdimin e këtij punimi do të mund të mësoni se cilat janë disa nga “lëshimet” në funksionimin e kësaj platforme, cilat janë sulmet, pre e të cilave është çdo përdorues i Magetos, dhe si duhet të veprojmë për t’u mbrojtur prej tyre.

Ëshë e zakonshme që ata që merren më thyerjen e sistemeve, të kryejnë sulme si vjedhja e fjalëkalimeve, ekzekutimin e kodit nga distanca në server, SQL Injection, vjedhja e numrit të kartës së kreditit, të cilat janë edhe sulmet që i karakterizojnë sistemet sot.

Megjithatë ekzistojnë forma të ndryshme për mbrojtjen e të dhënave si: kostumizimi i URL-së, përdorimi i fjalëkalimit kompleks, përditësimi i sistemit, zgjedhja e serverit të duhur, të cilat çdo përdorues i një sistemi të till, duhet ti aplikoj.

Edhe inxhinierët e platformës Magento, së bashku më përdoruesit e saj të cilët kanë raportuar për llojet e sulmeve, kanë bërë hulumtime duke nxjerrur kështu praktikat më të mira si t’a mbrojmë sistemin tonë si fillimi i mbarë i përdorimit të Magentos, mbrojtja e mjedisit ku funksionon ajo, monitorimi i vazhdueshëm i sistemit dhe krijimi i një plani të rimëkëmbjes në rast të ndonjë fatkeqësie.

Në këtë punim do t’i merrni njohuritë e nevojshme, për mbrojtjen e të dhënave të sistemit duke marrur masat e duhura përmes metodave të cekura gjatë shqyrtmit të literaturës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1499

Share

COinS