Date of Award
11-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Nëse jemi shitës me pakicë, gjithmonëështë e rëndësishme të krijohen marrëdhënie me konsumatorët. Në këtë mënyrë pronarët mund të njohin nivelin e kënaqësisë së konsumatorit lidhur me ambientin e supermarketit. Përmes kënaqësisë konsumatore mund të kuptojmë a ka kënaqur kualiteti i supermarketit konsumatorët, nuk i ka arritur pritjet konsumatore, apo nuk i ka tejkaluar pritjet.
Në këtë hulumtim objektivat lidhen me njohjen e kualitetit, shërbimit të punonjësve ndaj klientëve, infrastrukturës së brendshme dhe të jashtme, disponueshmërinë e produkteve, kualitetin e produkteve të mishit, pemëve dhe perimeve në supermarketin Viva Fresh Store. Në këtë hulumtim do të bëhet një analizë statistike për të kuptuar nëse ekziston lidhshmëri në mes të moshës së anketuarve dhe shpenzimeve brenda javës. Me analizën e këtyre objektivave do të kuptohet nëse të anketuarit janë të kënaqur me kualitetin që ofron supermarketi Viva Fresh Store dhe nëse ekzistojnë përjashtime lidhur me kënaqësinë totale.
Rezultatat e këtij hulumtimi tregojnë se faktorët kryesore që ndikojnë në kënaqësinë konsumatore janë: pastërtia e supermarketit, shpejtësia në kasë, mirësjellja e stafit dhe ndimesa e tyre, lokacioni i supermarketit dhe orët kur është i hapur, promocioni dhe shitjet, përzgjedhje dhe lloje të ndryshme të mallrave, mundësia për të ofruar brende të njohura, disponueshmëria e mallrave dhe kualiteti i produktit të mishit.
Pra duke e ditur se kënaqësia konsumatore është një prej aspekteve kryesore për të rritur profitin dhe për të mbajtur stabilitetin financiar afatgjatë të kompanisë duhet t’i kushtojmë rëndësi të veqantë asaj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.987
Recommended Citation
Gashi, Donjeta, "CILI ËSHTË NIVELI I KËNAQËSISË KONSUMATORE ME KUALITETIN E SUPERMARKETIT ‘VIVA FRESH STORE’?" (2016). Theses and Dissertations. 1100.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1100