Date of Award
Fall 10-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij Punimit të Diplomës është prezantimi i koncepteve, teorive, praktikat, rolin e zhvillimit të strategjisë dhe të udhëheqjes, ndërveprimi i ngushtë i këtyre dy faktorëve të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe vendimtar në Menaxhim Strategjik dhe në zhvillimin e vazhdueshëm dhe të suksesshëm të një organizate. Sot, mjedisi në të cilin një organizatë vepron është në ndryshim të vazhdueshëm, është duke u bërë gjithnjë e më shumë i paparashikueshëm dhe i pasigurt. Udhëheqja, sidomos në institucionet publike, më shumë se kurrë më parë, janë të interesuar që të gjejnë mënyra për sigurimin e kornizës ligjore dhe burime financiare të qëndrueshme për të kontribuar në arritjen e performancës më të lartë organizative dhe përmbushur objektivat strategjike të organizatës. Menaxhimi i ndryshimeve dhe paqartësia kërkon udhëheqje strategjike, të cilët jo vetëm që japin një kuptim të drejtimit, por që mund të ndërtojnë ndjesinë e pronësisë dhe rradhitjen e grupeve të punës të tyre për të zbatuar ndryshimin. Udhëheqësi strategjik duhet të mbajë qëllimet afat-gjata në mendje duke punuar për arritjen e objektivave afat-shkurtëra. Udhëheqja strategjike ofron vizionin dhe drejtimin për rritjen dhe suksesin e një organizate. Për t'u marrë me ndryshimin në mënyrë të sukseshme, të gjithë drejtuesit duhet të kenë aftësitë dhe mjetet për formulimin dhe zbatimin e strategjisë. Ky punim ka për qëllim të marr si analizë rasti - një nga institucionet e pavarura të Kosovës, vlerësimin e mjedisit operativ të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), sfidat kryesore dhe perspektivat për të ardhmen.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.980
Recommended Citation
Gashi, Dardan, "NDIKIMI I FAKTORËVE TË JASHTËM NË LIDERSHIP DHE MENAXHMENT" (2016). Theses and Dissertations. 1107.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1107