Date of Award

Winter 1-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Muhamet Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Njëra ndër nevojat më të mëdha për një njeri është që të ketë një vend ku mund të zhvilloj aktivitetet e ndryshme jetësore në mënyrë sa më të rehatshme, komode si dhe funksionale.

Jeta dhe aktivitetet mund të zhvillohen edhe në një objekt tjetër të banimit individual por tendenca e çdo familje është që të ketë kushte më të mira dhe hapësira më të mëdha që të zhvilloj këto aktivitete jetësore, kështu që vendosa të projektoj një objekt banimi individual – Vilë.

Elementi tjetër me të cilin jam marrë në këtë punim diplome është edhe analiza e materialeve të cilat janë përdorur në konstruksionin e saj.

Lokacioni i ndërteses do të jetë në qender të qytetit të Drenasit në një pjesë e cila me planin rregullativ të komunës parashihet që të jetë e përbërë nga objekte të ulta të banimit.

Parcela ka të rregulluara të gjitha funksionet si: ujësjellës, sistemin për largimin e ujrave të zeza, energji elektrike etj., pra i plotëson të gjitha kushtet që të projektohet dhe të ndërtohet edhe në atë hapësirë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.482

Included in

Architecture Commons

Share

COinS