Date of Award
Fall 11-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Leonita Braha
Language
Albanian
Abstract
Investimet e huaja direkte luajnë një rol shumë të rëndësishem në zhvillimin ekonomik të një vendi, e sidomos për ato shtete të cilat gjenden në proces të tranzicionit. Në këtë punim do të shtjellohen procesi i investimit, karakteristikat dhe ndikimi i tyre në ekonominë e një vendi e në këtë rast Kosova.
Qëllimi i këtij studimi ështe të tregoj në aspektin teorik lidhjen e investimeve të huaja direkte me rritjen ekonomike të një vendi, qasjen e Kosovës ndaj investimeve të huaja direkte në aspektin ekonomik, ligjor e social, si dhe efektet pozitive dhe negative të tyre në Kosovë
Në këtë punim është shfrytëzuar literatura shkencore e një spektri të gjerë që ka të bëjë me këtë rast studimi. Po ashtu janë shfrytëzuar edhe studimet e instituteve shkencore, raportet vjetore të instuticioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare si dhe të dhënat e publikuara në internet.
Në këtë punim është përdorë metoda e analizës. Metoda krahasuese është përdorur në krahasimin e investimeve të bëra në vend në periudha të caktuara kohore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.984
Recommended Citation
Gjuka, Dinora, "AMBIENTI BIZNESOR NË KOSOVË DHE NDIKIMI I TIJ NË INVESTIMET E HUAJA DIREKTE" (2016). Theses and Dissertations. 1103.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1103