Date of Award

Fall 9-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij studimi është krijimi i një ueb aplikacioni - ankandi online për Kompaninë X në platformën Java EE dhe krijimi i një loje kompjuterike në Java ME për telefonat adekuat mobil. Aplikacionet do të zhvillohen në platformën Java, ku ai në Java EE do t’i lejojë njerëzit të blejnë ose të shesin gjëra me çmime fikse ose përmes sistemit të ankandit, përderisa ai në Java ME do të fokusohet në atë se si do të përdoret dizajni i lojës për të krijuar komponente vizuale të lojes.

Pjesa teorike që kërkohet për zhvillim dhe i gjithë procesi me pjesë të dukshme prezentohen në tekst. Ky studim nuk mbulon baziket e programimit në Java ose zhillimit të databazës që kërkohen për zhvillim të aplikacioneve. Pjesa e dytë e studimit mbulon implementimin dhe aplikimin praktik të teknologjive e cila siguron informacion të detajuar lidhur me zhvillimin e aplikacioneve prej ndërtimit nga databaza e deri në ndërlidhje mes klientit dhe serverit. Studimi siguron një përmbledhje të teknologjive moderne për zhvillimin e këtyre aplikacioneve si dhe informacionin e detajuar për përdorimin e tyre.

Ky studim mund të përdoret nga zhvilluesit fillestar dhe mesatar sa i përket njohuive në programim, nga studentët dhe cilido që do të dëshironte të mësonte si te ndërtojë aplikacione të tilla.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1541

Share

COinS