Date of Award

Fall 9-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nehat Ramadani

Language

Albanian

Abstract

Krijimi i identitetit të kompanisë në treg përmes markës është një dukuri në rritje sidomos në botën e marketingut modern. Sot lufta më e madhe po zhvillohet ndërmjet kompanive të ndryshme, ku synimi i tyre kryesor është që të zënë një pozitë të mirë konkurruese dhe të kenë sa më shumë profitabilitet.

Por sa është e vështirë që të krijosh një identitet të markës, në mënyrë që kompania juaj të përfaqësohet sa më mirë në tregun ku operon? Patjetër që është mjaft sfiduese, e ngërthyer me shumë mund dhe lodhje të trurit.

Që një kompani të shfaqet si ideale në syrin e konsumatorit, fillimisht duhet të krijohet në baza të unitetit dhe të shfaqet në mënyrë të veçantë. Në këtë mënyrë duhet të krijohet edhe marka që ajo do të përfaqësojë. Çdo element që përmban marka, duhet vështruar dhe krijuar me përsosmërinë më të lartë. Pozicionimi që ne si kompani do bëjmë tek pjesa e markës luan një rol kyç tek identiteti i kompanisë. Nuk duhet lejuar asnjë zbrazëtirë tek krijimi i markës së kompanisë, në mënyrë që edhe operimi jonë në treg të jetë i suksesshëm.

Kam zgjedhur pikërisht këtë temë për të trajtuar, pasi në vendin tonë shihet mungesë e madhe e njohurive sa i përket trajtimit të markës. Janë të rralla rastet kur ndonjëra kompani që operon në Kosovë të ketë ngërthyer çdo element të markës në mënyrë aq të përsosur, sa që mezi vërehet dallimi me kompani që kanë renome botërore. Evoluimi i identitetit të markës pothuajse po ndryshon çdo ditë e më shumë, andaj duhet të jemi të vëmendshëm ndaj secilës fazë të zhvillimit dhe secilit element që është pjesë përbërëse e markës në përgjithësi. Në këtë mënyrë edhe ne si treg, do futemi në pjesën e botës moderne, ku kompanitë cilësohen në rangun më të lartë të identitetit që në të vërtetë ato përfaqësojnë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.976

Included in

Business Commons

Share

COinS