Date of Award
Fall 11-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Kosova si një vend në tranzicion i takon vendeve të pazhvilluara, pra radhitet në mesin e vendeve më të varfra të Evropës. Vendi ynë është në përpjekje të vazhdueshme për krijimin e politikave të zhvillimit dhe masave të tjera të rëndësishme për të krijuar një ambient më të përshtatshëm dhe klimë të biznesit për investime më të favorshme.
MSA-ja është një mjet i rëndësishëm për të mbështetur reformat për të arritur këtë qëllim të përbashkët. Krahas me zbatimin gradual të MSA-së, gjë e cila do të kërkojë angazhim dhe përpjekje të qëndrueshme të politikanëve dhe institucioneve publike të Kosovës, duhet të ndodhin edhe ndryshime në cilësinë e jetesës. MSA-ja, mbulon të gjitha fushat, të cilat BE-ja dhe Kosova i konsiderojnë thelbësore: demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, ekonominë e tregut dhe tregtinë, si dhe bashkëpunimin rajonal e marrëdhëniet e mira fqinjësore. Qëllim tjetër madhor i asociimit të Kosovës me BE-në është forcimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit, duke përfshirë edhe luftimin e korrupsionit.
Në vendet në zhvillim, në tranzicion si Kosova, investimet e huaja direkte (IHD) luajnë një rol të jashtëzakonshëm. Ato duhet të jenë temë e çdo shteti, sepse janë segment shumë i rëndësishëm i aktivitetit ekonomik të vendit, për shkak të efekteve që ato sjellin. Investimet e huaja direkte në Kosovë shpesh janë konsideruar si lokomotivë e vendit dhe në vendin tonë përbën një nga mekanizmat kryesorë që nxisin ekonominë, për shkak se fokusi i tyre ka qenë në sektorët kyç të ekonomisë. IHD janë bazë shumë e fortë për zhvillimin ekonomik të secilit vend dhe në një mënyrë ndikojnë në zhvillimin e saj. Ato përfaqësojnë mënyra më efektive për të krijuar vende të reja pune në vendin tonë dhe për të krijuar parakushtet për rritje të qëndrueshme ekonomike në të ardhmen.
Prandaj në bazë të kësaj teme do të shpjegojmë se si marrëdhënia e Kosovës me BE-në do të thellohet për shkak të MSA-së, kështu që do të kuptoni më mirë procesin përmes të cilit Kosova përafrohet me BE-në. Një vend si i joni me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë dhe zhvillimin ekonomik që po lëviz shumë ngadalë, është e nevojshme një përpjekje e madhe, duke përfshirë edhe reformat dhe investimet, për të përmirësuar kushtet ekonomike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1010
Recommended Citation
Syla, Mirjeta, "MSA DHE AMBIENTI BIZNESOR NË KOSOVË: ME THEKS TË VEÇANTË NË TREGTINË E JASHTME DHE INVESTIMET E HUAJA DIREKTE" (2016). Theses and Dissertations. 1150.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1150