Date of Award

Fall 10-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij punimi të diplomës është projektimi i një Konvikti të nxënësve të shkollës fillore, e cila ka për qëllim kryesor rehabilitimin e fëmijëve të cilëve iu mundësohet qëndrimi në konvikt me kushte dhe ambient duke i plotësuar të gjitha normativat dhe standardet evropiane.Si fillim janë analizuar strukturat e ngjajshme në qytet në mënyrë që të përcaktohet në mënyrë më të qartë se cilave funksione duhet të i’u jepet rëndësi më së shumti, mirëpo duke u bazuar në këto analiza kam vlerësuar se nuk ekzsiston nje model i tillë i këtij konvikti, për fëmijët e nivelit fillor. Në qytetin e Gjilanit aktualisht ekzistojn numër i konsiderueshem i shkollave fillore, mirepo të cilat operojne me kapacitete jashtë normave standard.Këto shkolla posedojne numër të nxënëseve të konsiderueshem të fshatrave për rreth, pasi që dihet se niveli i shkollimit në qytet eshte me i madh dhe kjo ka bëre që numri i nxënesve të rrethinës të rritet vazhdimisht.Duke marrë parasysh se në qytet dominon rinia shumë dhe poashtu duke marrë parasysh dëshirat e tyre që të këtë sa më shumë Shkolla Fillore,mirëpo edhe duke u nisur nga nevoja e madhe për Shkolle Fillore,mendova se gjeja e duhur që duhet projektur jane Konviktet,

-Faza e dytë e analizimit ishte zgjedhja e një lokacioni, i cili kryesisht duhet të kishte qasje të lehtë edhe për personat më aftësi të kufizuar,mirëpo edhe zona e cila duhej të ndërtohej shkolla,te ishte zonë e cila eshte me rrezikshmëri të ulët atëherë zgjedhja më mirë për lokacion do të ishtë vetë qendra e Gjilanit,Loakcion i zgjedhur është afër çdo aktiviteti që zhvillohet në qytetin e Gjilanit. Objekti ka lidhjë të drejtpërdrejtë me ambientet e jashtme duke bërë të mundur lidhjen me natyrën dhe gjëlbërimin. Faza e fundit e analizave ka qenë zgjedhja e funksioneve adekuate për këtë strukturë të cilat, normalisht, kanë nxjerrë në fund edhe një formë të objektit e cila lidhet me konceptin kryesor të projektit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.523

Included in

Architecture Commons

Share

COinS