Date of Award

Fall 11-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Sistemi i pensioneve në formën e tij më optimale duhet të përmbajë disa karakteristika të cilat deri diku mund të quhen dhe standarde të sistemit të pensioneve: Të jetë një sistem i qëndrueshëm nga ana fiskale, të jetë një sistem që të sigurojë stimuj për formalizimin e tregut të punës, të jetë një sistem që të garantojë pensione të arsyeshme për të gjithë individët (Muir & Turner, 2012).

Megjithatë, edhe vendi ynë si shumë vende të tjera të tranzicionit, ka përjetuar një rritje të nivelit të informalitetit të krahut të punës, gjë që ka sjellë të ardhura të kufizuara nga kontributet e pagave, ndërsa përballet me barrën e mbështetjes të disa brezave të të moshuarve, shumica prej të cilëve gëzojnë të drejtën e pensionit të plotë, zgjedhin të deklarojnë të ardhura më të ulëta dhe e kalojnë pjesën me të madhe të karrierës së tyre të punësimit në sektorin informal. Në modelin aktual të sistemit të pensioneve ka mangësi të mëdha, të cilat evoluan si arnime për të korrigjuar problemet e mëparshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.973

Included in

Business Commons

Share

COinS