Date of Award
Spring 4-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Ajhan Bajmaku
Language
Albanian
Abstract
“Ajo që është e jashtëzakonshme në lidhje me artin bashkëkohor është energjia - ajo ka energjinë tonë . Copëza nga qindra vite janë të bukura nga një pikëpamje estetike, por pa energji tonë moderne.” – Victor Pinchuk
Muzeu i artit bashkëkohorë është një temë që nuk preket aq shumë apo fare në shtetin tonë Kosovë, përkatësisht në kryeqytetin e Prishtinës dhe për këtë arsye mendoj që është e nevojshme një ndërtim i tillë. Ky ndërtim do të ndihmonte qytetarët që të shohin një arkitekturë dhe art modern në përgjithësi. Ky ndërtim mendoj se është i nevojshëm në bazë të analizave të cilati bëja gjatë kohës që zgjodha projektimin e këtij museu duke pasur si qëllim që të ofroj një objekt i cili nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar për aq sa unë kam jetuar.Qëllimi dhe dëshira ime më e madhe është afërsia me një objekt kulturor si muze i artit bashkëkohorë që kjo periudhë e jona të gëzojë një objekt të tillë dhe të ketë mundësinë të shoh një galeri të artit pa pasur nevojë të dalë jashtë kufinjëve të shtetit, mirëpo vetëm jashtë kufinjëve të qytetit. Pra, arsyeja është për të qenë më afër me një arkitekturë dhe art modern edhe një galeri e cila i ofrohet së pari atyre të cilët kanë nevojë për të. Në Kosovë kemi potencial të madh duke u nisur nga ajo se 50% e popullsisë është e moshës rinore dhe disa gjenerata të tjera të cilat po vijnë pas në jetë janë ata të cilët gëzojnë një objekt të tillë dhe objekt të bukur për t’u parë, më ndryshe se çfarë jemi mësuar të shohim ne të cilët mësuam, dëgjuam mirë po nuk e pamë nga afër një objekt të tillë dhe e njëkohësisht për ata artista të artit modern të cilët shfrytëzojnë hapësira që nuk janë adekuate për tu ekspozuar një punë e tyre. Nevoja për hapësira adekuate ka bërë dhe arkitekturën të kaloj nëpër disa epoka. Jam shumë e vetëdijshme se çfarë kemi nevojë ne si të rinjtë e këtij vendi. Historia na ka treguar se duhet të bëjmë vet ndryshimin dhe mendoj se kemi nevojë të bëjmë ndryshim për ardhmërinë tonë. Këto janë arsyet gjithashtu pse unë zgjodha një lokacion i cili është shumë i dendur pasi që doemos ata të cilët jetojnë dhe ata të cilët na vizitojnë do ta shohin se ne kemi kulturë, kemi histori dhe mbi të gjitha kemi ardhmëri dhe shohim në të ardhmen. Duke filluar dhe duke u bazuar nga këto paraqes transparencën, fortësinë dhe thjeshtësinë tonë si popull, me tri materiale si xhami ,betoni dhe druri, duke mos e humbur formen kubike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.521
Recommended Citation
Bajgora, Vlora, "MUZE I ARTIT BASHKËKOHORË" (2016). Theses and Dissertations. 545.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/545