Date of Award

Spring 5-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Ardian Emini

Language

Albanian

Abstract

Kushtetuta e cilit do vend është akti më i lartë në të cilin përcaktohen ndër të tjera edhe parimet dhe mënyra e funksionimit të organeve përkatësisht institucioneve të një vendi. Së këndejmi edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si njëra nga kushtetutat më të reja, dhe e cilësuar si mjaft modernë ku janë të përfshira parimet dhe garancinë më të avancuara si të mënyrës së funksionimit të organeve shtetërore e veçmas garantimin e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut. Qellim kryesor i këtij punimi është analizimi i raportit në mes të Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, për sa i takon kompetencave në fushat e përgjegjësive të përbashkëta, veçmas në sektorin e sigurisë, por duke mos anashkaluar edhe fushën e politikës së jashtme. Ndonëse kushtetuta si mjaft e avancuar, praktika ka treguar se proceset e valojnë dhe rrjedhimisht edhe nevoja për ndryshim përkatësisht amendamentit të saj është e mirëseardhur. Punimi paraqet disa rekomandime, të cilat në të ardhmen do të ishte e mirëseardhur që nga kompetentet të merren parasysh, veçmas në qartësimin përkatësisht definimin e raporteve në mes të këtyre dy institucioneve shtetërore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.351

Included in

Law Commons

Share

COinS