Date of Award
Summer 7-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mustafë Hasani
Language
Albanian
Abstract
Tatimet përbëjnë një pjesë të madhe të të hyrave buxhetore në Kosovë prandaj sistemi i taksave është shumë i rëndësishem, pasi që Kosova mbetet një vend në zhvillim.
Kosova ka një ekonomi të vogël, dhe të hapur. Nuk është e vështirë për të shpëtuar ligjet e pafavorshme tatimore duke lëvizur nga një vend fqinj në vend tjetër. Kështu tatimet nuk mund të ndryshojnë në ndonjë masë të madhe në krahasim me vendet e tjera fqinje, pa u përballur me rrezikun e një migrimi të lartë .Kosova ka një sistem të thjeshtë tatimore dhe taksa të ulët, normat e tatimeve ndoshta janë tashmë ndër më të ulëtat në rajon.Tatimet janë instrumenti themelor financiar i sigurimit te të ardhurave te buxhetit të shtetit. Roli i tyre ka ndryshuar historikisht me ndryshimin e natyrës dhe te funksioneve te shtetit, si nga instrumenti financiar me anë te të cilit shteti siguronte flukse financiare hyrëse, te ardhura për te përballuar disa shpenzime të veta, kryesisht ushtarake, gjyqësore dhe administrative, në tatimet që sot shteti i përdorë si një mjet jashtëzakonisht efikas duke realizuar shumë qëllime të politikës së tij ekonomike, sociale, arsimore, shëndetësore, etj
Qeveria e Kosovës është angazhuar të ndërtoj një sistem tatimor konkurent, që ka mundësuar rritjen e të ardhurave. Përparim i mirë në këtë drejtim është bërë në reformimin e sistemit tatimor. Kjo temë fokusohet në një seksion të veçantë për tatimet në përgjithësi,llojet e tatimeve,karakteristikat, kontrollin tatimor,tatimet ne formim e buxhetit etj.Sistemi tatimor në Kosovë përbën një pako ligjesh tatimore dhe udhëzimesh administrative. Ky hulumtim është kryer duke përdorur një metodologji cilësore. Ajo kombinon rishikimin e literaturës dhe Analiza e Administratës aktuale Tatimore të Kosovës (ATK) publikimet, legjislacionin tatimor të Kosoves, si dhe një përmbledhje e të dhënave dytesore të mbledhura përmes pytesoreve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1004
Recommended Citation
Bajrami, Lirije, "TATIMET ME VËSHTRIM TË VEQANTE NË KOSOVË" (2016). Theses and Dissertations. 1176.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1176