Date of Award
Summer 6-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Emrush Ujkani
Language
Albanian
Abstract
Fjala marketing rrjedh nga gjuha angleze, market që do të thotë treg, ndërkaq sufiksi ingka domethënie të ndryshme, si proces, aksion, takime tjerë. Egzistojnë përkufizime të shumta rreth termit të marketingut. Për të kuptuar drejt definicionin e marketingut është i nevojshëm prezantimi i definicionit të marketingut nga autori shumë i njohur Philip Kotler, i cili thotë: “Marketingu është proces shoqëror dhe menaxhues përmes të cilit individët dhe grupet përfitojnë atë për çka kanë nevojë dhe çka dëshirojnë përmes krijimit, ofrimit dhe këmbimit të produkteve të vlefshme me të tjerët’’. Me anë të marketingut krijojmë një imazh më të mirë për të ardhmen prandaj marketingu ndërkombëtar ka rëndësi të madhe nëmjedisin e zhvillimit te bizneeseve në ekonomin e Kosovës. Për të rritur edhe më shumë vetëdijen për rëndësinë e marketingut ndërkombëtar duhet vejmë në pah karakteristikat, dimensionet dhe specifikat që mbizotërojnë në të. Ndërkombëtarizimi sot është bërë një nevojë, e pikërisht kjo nevoje perballet me rreziqe mjaft te mëdha si: borxhet e shumta, qeveri të paqëndrueshme, shkëmbime të çekuilibruara, shumëfishimi i pengesave në hyrje, pengesat në dogana, korrupsioni në shkallë të lartë, ’’Pirateria”e teknologjise, shpenzimet e larta të përshtatjes. Këtu qëndron problemi pasi shumë ndërmarrje po veprojnë në shkallë ndërkombëtare pa e kuptuar mirë mjedisin ndërkombëtar. Pengesat tejkalohen nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit ekonomik, në rend të parë me realizimin e shitjeve dhe blerjeve, këmbimit tregtar në mes të shteteve, përkatësisht nëpërmjet eksporteve dhe importeve. Me eksport mundësohet përmbushja e kërkesave të konsumatorëve jashtë vendit, ndërkaq, nëpërmjet importit përmbushen kërkesat e konsumatorëve vendorë. Për të shitur jashtë vendit, duhet të dihet se për cilin mjedis përgatiten ofertat, sa mund të jenë konkurrente në arenën e konkurrencës, sa mund të jenë të pranueshme dhe të dobishme për konsumatorin, cfarë shkalle profiti kanë për vet kompaninë.
Tërheqjen në një vend të huaj e përcaktojnë tri karakteristika: popullsia, struktura ekonomike dhe niveli i jetesës. Për kushte të tjera të njëjta, sa më i populluar të jetë një vend, aq më e madhe është fuqia e tij
Recommended Citation
Baliqi, Afrim, "MARKETINGU DHE MJEDISI BIZNESOR: TRENDET DHE PRESPEKTIVAT" (2016). Theses and Dissertations. 1223.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1223