Date of Award
Winter 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
Language
Albanian
Abstract
Ky punim teoriko-empirik përfshinë një problematikë të njohur për sistemin shëndetësor dhe tek shumica e individëve të moshës madhore. Karakteristikat esenciale të kësaj sëmundje mund të paraqiten si në vijim: nyjat limfatikë të fryra, fillimi i humbjes së peshës, ndjenja e plogështisë (lodhjes ekstreme) ethet, dhembja e fytit dhe kokës, dhimbje të muskujve, që paraqiten tek të gjitha nivelet e moshave. Ky hulumtim me temë “Promovimi dhe edukimi shëndetësor për HIV tek të rinjtë e moshës 16-17 vjeç”, kërkon të vërtetojë natyrën e ndërlidhjes mes moshave të paraqitura si në titull të temës, pra moshat rinore, njohuritë e tyre, parandalimi dhe kurimi, kampanjat njoftuese në lidhje me këtë sëmundje.
Në hulumtim janë përfshirë 40 nxënës të shkollave të mesme edhe atë në profilet e gjimnazit të përgjithshëm “Skënderbeu” në Komunën e Kaçanikut, faktikisht në hulumtim janë anketuar gjithsejtë 40 nxënës të zgjedhur në mënyrë numerike që ka rezultuar me 20 nxënës të gjinisë femërore dhe 20 nxënës të gjinisë mashkullore, dhe nëpërmjet instrumentit standard të pyetësorit janë bërë matjet e njohurive të tyre.
Pyetësorët për vlerësimin e tyre ishin të nivelit mesatar vlerësues, fillimisht nxënësit u pyetën se a janë pyetjet e vështira duke iu dhënë sqarimet e duhura dhe pastaj nxënësit në fjalë u anketuan dhe u vlerësuan.
Nga ky hulumtim u konstatua se ekzistojnë njohuritë e nivelit të kënaqshëm në lidhje me sëmundjen, njohuritë bazike të paraqitura sipas përgjigjeve të dhëna në pyetësor.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.97
Recommended Citation
Koraqi, Shehale, "PROMOVIMI DHE EDUKIMI SHËNDETËSOR PËR HIV TEK TË RINJTË E MOSHËS 16-17 VJEÇ" (2019). Theses and Dissertations. 112.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/112