Date of Award
Winter 2-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Miranda Haxhiu
Second Advisor
Mahir Tutuli
Language
Albanian
Abstract
Në rastin e hartimit të këtij hulumtimi shkencor jampërpjekur që nivelin teorik e sistematik të trajtimit të çështjeve të caktuara të ia përshtas parimeve të caktuara pedagogjike. Në këtë punim jam përpjekur që temen ta trajtoj në detaje, qysh nga koha kur njerezimi ka filluar të kërkoj të drejtat e tyre, për të vazhduar me nocionin e palës duke pasur parasysh se pala caktohet me anë të padisë unë do të trajtoj procedurat që palët duhet të ndjekin për të qenë palë, kush mund ti përfaqësoj ata në bazë tëligjit ku natyrisht se ata do të legjitimoheshin në mënyra të përcaktuara sipas ligjit para së të paraqiteshin në seancë gjyqësore.
Punimi është ndarë në pjesë të veqanta të cilat paraqesin një tërësi në vete por që kanë lidhje të ngushtë përmbajtësore në vete, në fakt paraqesim subjektet e procedurës civile, ashtu edhe në pikëpamje të vlefshmërisë , radhës së kryerjes dhe efektit të veprimeve të kryera nga ta.
Palët për tëparaqitur padi patjetër se duhet të jenë të legjitimuara. Në këtë punim do të shtjellohen edhe llojet e legjitimitetit të paleve, përderisa përfaqësuesit janë të obliguar ta paraqesin autorizimin në rastin e parë procedural.
Nuk mund të anashkalohen as detyrat dhe përgjegjësitë e palëve dhe gjithësesi do të trajtohen padite duke pasur parasysh se palët kërkojnë mbrojtje juridike përmes padise duke vazhduar shtjellimin se çka përmban padia, afatet kohore, prezumimet procedurale deri tek dërgimi i padisë tek pala e paditur.
Në këtë temë do të shtjellohet në mënyrë të veqantë edhe veprimet procedurale të gjykatës. Në subjektet procedurale bën pjesë edhe gjykata si palë duke pasur parasysh nëse kemi shkelje të procedurës, aktvendimi dhe aktgjykimi mund të shpallen të pavlefshme nëse gjykata nuk ju përmbahet rregullave procedurale. Duke pasur parasysh se gjykatat veprojnë në bazë të ligjit për të dhënë drejtësi duhet të plotësohen kriteret e klasifikimit të vendimeve gjyqësore për të vazhduar me pas deri tek dergimi i vendimit tek palët. Pastaj do të shtjelloj përbërjen e gjykatës, përjashtimin e gjyqëtarit nga gjykimi dhe kompetencat e gjykatës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.339
Recommended Citation
Konjufca, Rejhane, "PALËT DHE PËRFAQËSUESIT E TYRE NË PROCEDURE CIVILE" (2019). Theses and Dissertations. 328.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/328