Date of Award
Fall 11-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nehat Ramadani
Language
Albanian
Abstract
Çka është vlera e markës për klientin? Përgjigjen e kësaj pyetje kompanitë dëshirojnë ta dinë sa më shumë. Në ditët e sotme vlera që ka një produkt në sytë e klientit ndikohet nga disa anë njëkohësisht; marketingu, rrethi social, fjala e gojës. Klienti e ka të vështirë të dallojë vlerën real të një produkti me vlerën e “shtuar”, nga paketimi, marketingu, forma dhe dizajni.
Në këtë temë diplomë do të analizohet se çka është vlera e markës për klientin, ku ndër to më e rëndësishmja është perceptimi i vlerës që bëhet nga klienti. Pastaj duke analizuar një markë si Apple me kapital marke shumë të madh, do të krahasohet nga rezultatet e nxjerra se çka vlerësojnë personat që kanë iPhone tek telefoni i tyre. Për shkak edhe të njohurive të mëhershme që kam pasur, për mua ishte shumë e interesante të gjeja se pse një markë është më me vlerë se një tjetër. Se ndoshta klienti e ka analizuar produktin sa duhet në mënyrë që të i japë një vlerë reale, apo se ndoshta është ndikuar nga marketingu. Përgjigja e pyetjes “Çka vlerësoni tek iPhone” me përqindjen më të lartë ishte: “Është më i lehtë për t’u përdorur”. Po të shikojmë reklamat e Apple që nga iPhone i parë fokusi është tek lehtësia e përdorimit. A do të thotë kjo që Apple ka arritur të futet në kokat e njerëzve, se vlera që ka iPhone është vlera që thotë Apple. Kur klienti kalon në fazën e besnikërisë ndaj markës atëherë klienti bën çdo gjë për ta pasur atë markë.
Krijimi i një kapitali të markës është proces i gjatë që kërkon shumë vite. Kapitali i markës bën që klienti të ketë qasje tjetër gjatë vlerësimit të markës. Përveç dobisë si vlerë, klienti shikon edhe vlera tjera, si a e bën të ndihet mirë ai produkt, a ka vlerë rishitëse, etj.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.964
Recommended Citation
Hysaj, Agon, "ÇKA ËSHTË VLERA E MARKËS PËR KLIENTIN" (2016). Theses and Dissertations. 1123.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1123