Date of Award

Spring 5-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Leonita Braha

Language

Albanian

Abstract

Është shumë i rëndësishëm zhvillimi ekonomik për një vend, e me zhvillim ekonomik kuptojmë rritje të kushteve të jetesës, rritje të të ardhurave, rritje në prodhimtari, kushte më të mira shëndetësore dhe arsimore etj. E Kosova është një vend ku zhvillimi ekonomik lë shumë për tu dëshiruar, e për zhvillimin e një vendi një rol të mirë luajnë edhe investimet e huaja, andaj ky punim diplome trajton investimet e huaja direkte në një vend. Kjo është një çështje e cila vazhdon të jetë problematike edhe sot, një temë e cila ekziston edhe në vendin tonë si në shumë vende të tjera. Me këto investime kuptojmë investimet të cilat bëhen në nivel ndërkombëtar dhe të cilat kanë pasur një zhvillim të madh këto 20 vitet e fundit. Prej këtyre investimeve ka përfitime të shumta si nga ana e kompanisë që investon në atë vend por edhe përfitimet që ai vend do të ketë nga këta investitorë.

Arsyeja se pse është zgjedhur kjo temë është për shkak të rëndësisë së madhe që kanë investimet e huaja direkte në zhvillimin ekonomik të një vendi, kuptimin dhe llojet e investimeve të huaja direkte, rëndësia e kuptimit të ambientit biznesor etj. Një fokus të veçantë i kemi kushtuar rastit të Kosovës ku është bërë një analizë e investimeve të huaja direkte në këtë vend, duke bërë edhe krahasimin ndër vite ku janë krahasuar vitet 2014, 2015 dhe 2016, mundësinë e të bërit biznes në Kosovë etj.

Në mënyrë që të arrijmë të i’u përgjigjemi pyetjeve të këtij studimi, është bërë një analizë e detajuar për ato të cilat kanë lidhje me investimet e huaja direkte të një vendi, kjo analizë është bërë tek shqyrtimi i literaturës. Metoda hulumtuese e cila është përdorur gjatë këtij punimi është metoda kualitative me çfarë nënkuptojmë hulumtimin në literaturë, në internet dhe përveç kësaj metode është përdorur edhe medota kunatitative ku janë bërë mbledhje e të dhënave numerike, gjithashtu gjatë këtij punimi është përdorur metoda deduktive ku nga një nivel i përgjithshëm jemi fokusuar në një temë më të veçantë, ndërsa të dhënat të cilat janë përdorur janë të dhëna sekondare.

Dhe si përfundim është arritur të kuptohet se sa të rëndësishme janë investimet e huaja direkte për një vend, e sidomos për një vend si Kosova, përparësitë që ofron Kosova kundrejt vendeve tjera të rajonit dhe lehtësitë e tjera që ofrohen për kompanitë të cilat dëshirojnë që të bëjnë biznes në Kosovë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.968

Included in

Business Commons

Share

COinS