Date of Award

Fall 9-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Armend Muja

Language

Albanian

Abstract

Secili njeri i cili planifikon që të krijojë një biznes është e rëndësishme që të krijojë strategji të përshtatëshme, por ajo se çfarë është edhe më e rëndësishme janë personat të cilët do ta udhëheqin atë kompani apo ndërmarrësi. Këto vitet e fundit ka pasur një shkallë të lartë të rritjes së konkurrencës dhe avancimit të teknologjisë andaj janë parë si të arsyeshme dhe mjaftë të rëndësishme për të i identifikuar tiparet e ndërmarrësve dhe që të mësohet më gjerësisht për ndërmarrësit.

Andaj arsyeja se pse është zgjedhur që kjo temë të trajtohet është që të kemi një pasqyrë sa më të mirë të faktorëve individual në ndërmarrësi për arsye të rëndësisë të madhe që kanë ku janë diskutuar tiparet e ndërmarrësisë, kuptimi dhe llojet e ndërmarrësisë etj.

Metoda hulumtuese e cila është përdorur gjatë këtij hulumtimi është metodë kualitative apo cilësore me çka nënkuptojmë hulumtimin në literaturë, internet etj. dhe metoda kuantitative apo sasiore të cilat janë përdorur për të mbështetur supozimet kryesore.

Dhe si përfundim është arritur të kuptohet rëndësia e studimit dhe kuptimit të ndërmarrësisë, ku është kuptuar se në zhvillim të ndërmarrësisë ka rëndësi edhe promovimi dhe fuqizimi i individëve që të ketë tiparet e nevojshme për shfrytëzimin e tyre, gjithashtu është treguar edhe rëndësia që ndërmarrësi duhet të ketë si një kornizë të qartësuar dhe shkathtësi për hulumtimi të tregut, financiare, marketing etj. në mënyrë që të ketë sukses biznesor.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.970

Included in

Business Commons

Share

COinS