Date of Award

Winter 2-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

E-Commerce është proces i të bërit biznes përmes kompjuterit dhe internetit. Çdo person përmes një kompjuteri mund ti vizitojë faqet e caktuara për të bërë shitblerje të produkteve. Tregtia elektronike ka bërë lehtësime të mëdha duke zvogëluar punën fizike dhe kohën, për dallim nga tregtia tradicionale ku njerëzit janë dashur që fizikisht të shkojnë për të blerë produkte. Që nga viti 1990 zhvillimi i tregtisë elektronike ka marrë hov të madh. Por siguria është një dukuri e cila ka penguar një zhvillim edhe më të madh të këtij lloji të biznesit. Siguria është sot sfida kryesore e tregtisë elektronike dhe ka ende shumë punë për të bërë në avancimin e saj. Disa nga avantazhet kryesore të tregtisë elektronike janë mundësia e shfletimit online të dyqaneve të pafundme, krahasimi i çmimeve dhe mallrave, të gjitha këto duke i bërë nga shtëpia.

Pasi që këto dyqane janë online, natyrisht se ekziston një teknologji prapa tyre që i mundëson gjithë këto karakteristika. Ky punim përqendrohet posaçërisht në dy nga këto teknologji të cilat përdoren për krijimin e dyqaneve elektronike dhe ato janë Drupal dhe Magento. Qëllimi i këtij studimi është lehtësimi i zgjedhjes së njërës platformë, duke i shpjeguar në detaje karakteristikat që ato i ofrojnë. Përveç tjerash mundohem të bëj edhe dallimin në mes këtyre platformave në disa pika kritike, përmes pyetjeve hulumtuese. Si konkluzion do të shqyrtohet mundësia e kombinimit të karakteristikave nga dy këto platforma përmes moduleve shtesë që do të ishte një zgjedhje ideale për tregti elektronike.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1539

Share

COinS