Date of Award

Fall 11-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Albulena Jahja

Language

Albanian

Abstract

Investimet e huaja direkte luajnë një rol jetik në ekonominë e vendit tonë. Ato janë një burim i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të ekonomisë. Në këtë temë, përmes shqyrtimit të literaturës, rezultateve të gjetura dhe përmes analizës së këtyre rezultateve do të ilustrohet rëndësia dhe roli i investimeve te huaja direkte në zhvillimin ekonomik. Fillimisht, do të shqyrtohen studime të ndryshme me fokus kundrejt faktorëve kyç që ndikojnë në nivelin e IHD-ve. Disa nga studimet më të theksuara që do të përmenden në këtë temë janë të përqendruaranë rëndësinë e madhësisë së tregut, infrastrukturës, stabilitetit politik dhe ekonomik, si dhe shkallës së privatizimit. Përveç kësaj,do të shtjellohen edhetë dhënat dhe rezultatet e gjetura lidhur me IHD-të, ku fokus i veçantë do ti vihet të dhënave lidhur me shkallën e IHD-ve për vite me radhë dhe të dhënave lidhur me identifikimin e vendeve që më së shumti kanë investuar dhe cilët sektorë u preferuan më shumë nga investitorët e huaj. Këto rezultate dhe të dhëna janë shtjelluar me qëllim qëtë përkrahin studimet ndaj faktorëve kyçndaj investimeve të huaja direkte. Pra, në thelb, kjo temë fillimisht do të jetë e fokusuar me trajtimin e investimeve të huaja direkte si koncept dhe do të vazhdoj me trajtimin e faktorëve të cilët ndikojnë IHD-të.

Në përgjithësi, ekonomia e Kosovës është kryesisht e varur nga sektori i jashtëm. Niveli i importeve është mjaft i lartë me tendencat në rritje. Nga njëra anë, kjo vjen si pasojë e rritjes ekonomike në vetvete, ndërsa në anën tjetër nga niveli i lartë i remitancave nga diaspora, të cilat mbulojnë deficitin e lartë tregtar.

Ekonomia e Kosovës karakterizohet me një prezencë të lartë të donatorëve të huaj, por në vitet e fundit, tërheqja e tyre graduale ka ngadalësuar ritmin e rritjes ekonomike. Kuptimi i arsyeve se pse ka ndodhur ky ngadalësim në vendin tonë, krahasimi i Kosovës në raport me vendet e rajonit, dhënia e rekomandimeve për nxitjen e tyre si dhe ndikimi i IHD-ve në zhvillimin ekonomik të vendit tonë janë çështjetkyçe që do të shtjellohen në këtë temë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.963

Included in

Business Commons

Share

COinS