Date of Award

Winter 2-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurije Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Auditimi si formë e kontrollit të ndërrmarrjeve publike dhe private edhe pse i vjetër në botë,në përgjithësi është term relativisht i ri në Kosovë, është shfaqur në përmasa më të gjera pas vitit 1999, pasi që Kosova filloi të administrohej nga administrata ndërkombëtare.Përvojat e ndryshme të shteteve botërore e sidomos asaj amerikane dhe evropiane u inkorporuan ne sistemin e brishtë te kontrollit në Kosovë, me anë të amandamentimit të ligjeve ekzistuese dhe me trajnimin e një numri të konsiderueshëm të stafit lokal me qëllim të rritjes së profesionalitetit të tyre dhe ballafaqimit në praktikë me raste të ndryshme të auditimit të organizatave të ndryshme në vendin tonë.Auditimi dhe kontrolli i brendshëm si diciplinë mjaftë e rëndësishme na jep një pasqyrë më të qartë për shumë gjëra brenda organizatës.Nëse një ndërrmarrje dëshiron që ta monitorojë dhe ta kontrollojë në qdo kohë gjendjen e përgjithshme brenda saj atëherë kryerja e auditimit të brendshëm ne baza të rregullta do ti ndihmojë shumë në këtë drejtim si dhe për hapat që duhet të mirren në të ardhmen.

Gjithashtu në këtë punim do të elaborohet auditimi i brendshëm në Kosovë në krahasim me vendet fqinje dhe ato botërore.Mirëpo për të pasur një sistem të mirë të auditimit dhe kontrollit në Kosovë i cili do të jetë në hap me praktikat e shteteve të zhvilluara,qeveria e vendit tonë duhet të bëjë më shumë përpjekje në arritjen e përmbushjes së standardeve ndërkombetare të auditimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1914

Included in

Business Commons

Share

COinS