Date of Award

Spring 3-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Edmond Hajrizi

Language

Albanian

Abstract

Duke pasur parasysh veshtersit e këtij hulumtimi si: mungesa e burimeve, si dhe kufizime të tjera të kësaj natyre imponuan që të dhënat e përdorura të mblidhen kryesisht përmes literaturës, internetit, publikime të ndryshme nga institute për hulumtim raporte te ndyshme si dhe intervista e realizuar me anë të pyetsorëve me disa nga NVM nga e cila kemi marrë informata të cilat edhe i kemi përdorur në këtë hulumtim.

Finalizimi i këtij punimi do të mundëson edhe adresimin adekuat të vështirësive dhe problemeve me të cilat ballafaqohen NVM , si dhe do të mundëson ofrimin e rekomandimeve te masave adekuate per fillim te sukseshem te bizneseve duke krijuar lehtësira dhe mbështetje për aktivitetet ekonomike të cilat i zhvillojnë ato me qëllim të mbështetjes ekonomike dhe punësimit në përgjegjësi për gjeneratat e ardhshme.

Qëllimi themelor i këtij punimi kërkimor është diagnostifikimi i gjendjes aktuale të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, identifikimi i problemeve, pengesave dhe barrierave që ngulfasin zhvillimin e aktiviteteve të tyre, duke identifikuar njëkohësisht nevojat dhe kërkesat e këtij komuniteti për përmirësimin e gjendjes, avancimin e proceseve zhvillimore dhe zhvillimin e trendëve pozitive në aspektin strategjik

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.2812

Included in

Business Commons

Share

COinS